X

Irma Libohova habit me deklaratën e saj: I kërkova burrit të më helmonte


Irma Libohova një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptarë së fundmi në një intervistë ka dhënë një deklaratë të fortë.

Ajo është shprehur se nëse  ‘rrëshqiste’ ndonjëherë nga mendja, ose nëse forca fizike dhe vokale do ta braktiste i kishte thënë bashkëshortit ta ‘helmonte’.

Kuptohet që e thënë gjithë kjo, është në kuadër shakaje.

Ndërkohë Irma ka qetësuar publikun se do të vazhdoj të ngjitet në skenë edhe për shumë kohë.

“Kam parë artistë, modele për të cilët kam ndjerë keqardhje kur i kam parë ashtu të mbaruar edhe nga fuqia fizike, edhe nga fuqia vokale.

Nuk do të doja në asnjë mënyrë ta kisha mbyllur kështu. Kur kam pasur bashkëshortin gjallë ndonjëherë talleshim me Besnikun.

I thosha dëgjo Besnik nëse ti e kupton që kam filluar të çedoj qoftë nga mendimi , nga gjithçka, unë do bëj një helm, do ta lë gati dhe po e pe që kam rrëshqitur ma jep atë helmin ta pi,”-tregoi Irma Libohova.

More in Magazine
STUDIMI/ Të bësh punët e shtëpisë çdo ditë nga 30 minuta, mund të zgjasë jetën

Një studim i Universitetit të Floridës ka treguar se shpenzimi i të paktën 30 minutave në ditë duke bërë punët...

Close