X

Zëri i Amerikës e pyet nëse Vasilit i është refuzuar viza nga SHBA, përgjigjet Kryemadhi: Nuk e vë dorën në zjarr as për…


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e pranishme në një intervistë për Zërin e Amerikës, e pyetur nëse mund të konfirmojë se ish-kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilit i është refuzuar viza nga SHBA, është përgjigjur se nuk e beson një gjë të tillë.

Kryemadhi tha se, sipas saj, Vasili është njeriu më pa probleme, por shtoi se nuk e vë dorën në zjarr as për fëmijët e saj e as për bashkëshortin.

Zëri i Amerikës: Sipas burimeve tona Petrit Vasilit i është refuzuar viza, mund ta konfirmoni?

Kryemadhi: Jo nuk besoj që i është refuzuar viza zotit Vasili. Nëse ka një njeri më pa probleme është Vasili, por nuk e vë dorën në zjarr, as për fëmijët e mi as për bashkëshortin tim. Por në çdo rast, çdo ndarje informacioni në raste të tilla me Ambasadën Amerikane dhe me LSI do të jemi të gatshëm. Por mos harrojmë se Vasili ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Lu për Reformën në Drejtësi.

More in AKTUALITET, LAJME
Zyrtare/ PD dhe LSI dërgojnë anëtarë në KZAZ, Gazment Bardhi shpjegon arsyen

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dërgojnë anëtarët e tyre në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve....

Close