X

Trump shpall emergjencë kombëtare mbi kërcënimet teknologjike


Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur gjendjen emergjente për të mbrojtur rrjetet kompjuterike amerikane nga “kundërshtarët e huaj”.

“BBC” shkruan se Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, i cili në mënyrë i pengon kompanitë amerikane që të përdorin mjete të huaj telefonikë, që besohet të paraqesin rreziqe të sigurisë kombëtare.

Në këtë urdhër nuk përmendet emri i asnjë kompanie, por besohet objektivi të jetë Huawei.

Gjiganti kinez i teknologjisë tha se kufizimi i biznesit të tij në SHBA, do të dëmtonte vetëm konsumatorët dhe kompanitë amerikane.

Disa vende, të udhëhequr nga SHBA-ja, kanë ngritur shqetësime në muajt e fundit se produktet Huawei mund të përdoren nga Kina për mbikëqyrje.

SHBA u ka bërë presion aleatëve për të shmangur përdorimin e Huawei në rrjetet e tyre të ardhshme 5G.

Lëvizjet ka të ngjarë të përkeqësojnë tensionet midis SHBA dhe Kinës, të cilat janë përshkallëzuar këtë javë me rritjen e tarifave në një luftë tregtare.

More in BOTA, LAJME
FOTO/ Zhduket nëna e re shqiptare bashkë me vajzën dy vjeçe në Britani

Një nënë e re bashkë me vajzën e saj dy vjeçe janë zhdukur pa gjurmë që prej datës 2 prill....

Close