X

Sot seancë parlamentare, të rinjtë e FRPD dhe LRI protestë


Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 për të votuar disa projektvendime dhe projektligje.

Në rend të ditës janë për tu votuar raporti i INSTAT, raporti i Agjencisë së Prokurimeve Publike, por edhe dekreti i Presidentit për ligjin e vetingut në polici.

Meta nuk i votoi ndryshimet në ligj të propozuara nga Sandër Lleshaj dhe sot parlamenti pritet të votojë pranimin e dekretit, ose rrëzimin e tij.

Ndërkohë të rinjtë e Partisë Demokratike dhe LSI-së, kanë paralajmëruar një protestë simbolike. Pritet që të vendosen disa parulla jashtë parlamentit.

Nga ana e saj policia nuk ka marrë masa të shtuara, pasi nuk është parashikuar të ketë incidente.

More in AKTUALITET, LAJME
Parulla për ambasadorin e OSBE, flet pas një nate në qeli Ana Azizaj: Qeveria t’i trembet popullit. Unë zgjedh të protestoj

Aktivistja e LSI-së, Ana Azizaj e cila u mbajt për një natë në polici pas parullës që u shkruaj poshtë...

Close