X

Prokurimet/ Ademi: Qeveria shkeli ligjin, po dëmtohen bashkitë


Sipas kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi vendimi i qeverisë për të pezulluar fillimin e procedurave të prokurimit nga Bashkitë është antikushtetues. Ademi shprehet se ky vendim pengon Bashkitë të ofrojnë shërbime dhe të zhvillojnë jetën në komunitete.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e ka quajtur antikushtetues vendimin e Këshillit të Ministrave për të pezulluar fillimin e procedurave të prokurimit për të gjitha bashkitë nga 1 deri në 30 qershor 2019.

Kryebashkiakja e Shkodrës thotë se vendimi për pezullimin e prokurimeve publike dëmton bashkitë dhe i pengon ato të ofrojnë shërbime dhe të zhvillojnë jetën në komunitete.

Pak dite me pare Qeveria miratoi vendimin për pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre.

More in AKTUALITET, LAJME
Mal i Zi/ Kapen 205 kg drogë që vinin nga Shqipëria

Tjetër sasi lëndë narkotike është sekuestruar nga policia. Kështu, policia malazeze, në afërsi të lumit Buna, në vendin e quajtur...

Close