X

Opozita kërkon përfaqësues për të monitoruar zgjedhjet, Patozi e konsideron “sulm provokues”

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë dërguar emrat e anëtarëve që i takojnë në KZAZ, për të monituar regjistrimin e kandidatëve dhe procesin zgjedhor, sepse pretendojnë se ka shkelje të rënda ligjore. Fillimisht, ky veprim dukej i pakuptimtë, për shkak se opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje, por duket se kjo lidhet me partitë e tjera që do të garojnë si opozitë fasadë dhe mundësinë e manipulimit të procesit.

Ja si e shpjegon Gazmend Bardhi këtë lëvizje të opozitës: 

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshëmritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit

Nga ana tjetër, ka reaguar menjëherë kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili shprehet se ky veprim është një sulm provokues dhe i bën thirrje KQZ-së, ta ndalë atë menjëherë.

Deklarata e plotë e Patozit: 

“KQZ TË NDALË URGJENTISHT KËTË SULM PROVOKUES MBI PROCESIN ZGJEDHOR TË 30 QERSHORIT

Lajmi se Partia Demokratike dhe LSI-ja do të kërkojnë të përfaqësohen me komisionerë, por me jo me popull, në zgjedhjet e 30 Qershorit është provokimi më i fundit ndaj procesit zgjedhor.
Zgjedhjet janë procesi i atyre, që marrin pjesë dhe administrohen sipas ligjit nga partitë e përfaqësuara në parlament. Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk janë më të përfaqësuara, as në parlament dhe, as nuk marrin pjesë në zgjedhje me vullnetin e tyre.
Përpjekja për të penguar procesin zgjedhor me komisionerë drejtohet pikë së pari kundër BINDJES DEMOKRATIKE, e cila duhet të ketë patjetër komisionerët e vet në atë proces.
Së dyti, ajo drejtohet kundër procesit zgjedhor në tërësi, tek i cili me sa duket ata duan të fusin brenda Kalin e Trojës.
Shumica në pushtet dhe ish-opozita parlamentare mund të bëjnë pazare për pronat e shqiptarëve, për ndarje pushteti apo për çfarëdo gjëje tjetër, siç kanë bërë shpesh në të shkuarën, dhe shembulli më i qartë ishte marrëveshja e dy viteve të shkuara.
Ndoshta, jo rastësisht, nesër është përvjetori i 17 majit, ditë që, mesa duket, e ngroh shumë marrëdhënien Rama-Basha.
Por ata duhet ta dinë se nuk mund të bëjnë kurrë pazar për të administruar edhe votën e shqiptarëve për hallin e përbashkët të ruajtjes së këtij sistemi të kalbur politik.
BINDJA DEMOKRATIKE dënon me ashpërsi këtë provokim mbi procesin zgjedhor dhe i kërkon KQZ-së që të veprojë shpejt dhe me drejtësi për t’ua lënë zgjedhjet atyre që zgjedhin dhe zgjidhen dhe jo atyre që nuk duan të bëhen zgjedhje fare në Shqipëri”. 

/TPZ.al/ 

More in AKTUALITET, LAJME
Zëri i Amerikës e pyet nëse Vasilit i është refuzuar viza nga SHBA, përgjigjet Kryemadhi: Nuk e vë dorën në zjarr as për…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e pranishme në një intervistë për Zërin e Amerikës, e pyetur nëse mund të konfirmojë...

Close