X

Mjeku francez helmonte pacientët për të ‘rënë në sy’ të kolegëve, shkaktoi 20 viktima


Një mjek francez është arrestuar pasi akuzohet se ka helmuar mbi 50 pacientë me qëllim që të linte përshtypje të mirë para kolegëve të tij.

Këto veprime ai i ka bërë, që para kolegëve të tregonte profesionalizmin e tij, teksa i shpëtonte 50 pacientët pasi i helmonte.

Frederic Pechier është tashmë në burg në lidhje për 42 ngjarje të rënda, ku pati 20 vdekje gjatë 17 viteve punë në klinikat dhe spitalet në Besancon të Francës Lindore.

Prokurorët pohojnë se Pechier iu shkaktonte pacientëve “arrest kardiak”, dhe më pas futej në sallë në minutat e fundit për t’i shpëtuar ata, duke fituar kështu respektin e mjekëve të tij dhe admirimin e viktimave të tij.

Ai shfaqej në sy të të gjithëve si një mjek i papërtuar. Specialistët janë shprehur se ai ka probleme mendore.

Pechier u vu nën “mbikëqyrje gjyqësore” pasi akuzat fillestare u ngritën kundër tij në maj të vitit 2017.

More in BOTA, LAJME
Trump shpall emergjencë kombëtare mbi kërcënimet teknologjike

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur gjendjen emergjente për të mbrojtur rrjetet kompjuterike amerikane nga “kundërshtarët e huaj”. “BBC” shkruan...

Close