X

Kapet me kokainë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar. U përpoq të fshihej në…


Ai u përpoq të fshihej në kabinën e makinës së tij, por lëvizjet e tij të dyshimta nuk i shpëtuan karabinierëve që, pas kontrollit, e gjetën atë në posedim të 13 gram kokainë.

Për këtë arsye, një 31 vjeçar me iniciale X.B, me origjinë shqiptare, u arrestua në Cantu mbrëmjen e 14 prillit. Në banesën e tij sipas mediave italiane, u gjetën 1 mijë euro, ndoshta të fituara nëpërmjet shitjes së drogës.

Ai akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. I arrestuari, pas përfundimit të formaliteteve, u dërgua në burgun e Bassone në Como në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

More in LAJME
Përgjimet për dosjen 184/ Rama nuk i mohon: Bëj mijëra biseda

Kryeministri Edi Rama nuk e mohon se është ai pjesë e përgjimeve në dosjen 184, e cila flet për blerjen...

Close