X

E rëndë, 30-vjeçari godet veten me thikë dhe mbyllet në banesë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos të Fierit, ku një person i identifikuar si Zhan Xhelaj 30 vjeç për shkak të depresionit ka goditur veten me thikë, dhe më pas është mbyllur në katit e gjashtë të një pallati ku ai banon.

Nga goditjet personi ka marrë lëndime në gjoks dhe pjesë të tjera të trupit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Naftëtari” mëngjesin e sotëm, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat të shumta policie , ambulanca dhe forcat zjarrfikëse.

30 vjeçari është mbyllur në banesë që prej orës 06.00 të kësaj të enjteje, ndërsa të afërm dhe policia po negociojnë me të për ta nxjerrë prej aty.

More in AKTUALITET, LAJME
EMRAT/ Sot futen dhjetë deputetët e rinj në Kuvend, kush janë gjashtë ‘tradhtarët’ e LSI dhe PD

Sot Kuvendit të Shqipërisë pritet ti shtohen dhjetë deputetë të rinj. Ditën e djeshme është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit,...

Close