X

Çështja Gruevski/ Mungesa në Kuvend, ende s’bëhen votat për mandatin e tij


Akoma është e paqartë nëse shumica do të arrijë të sigurojë 80 votat e nevojshme që Gruevski të mos jetë më deputet, meqë tetë deputetët e ndarë të VMRO-DPMNE-së janë të pavendosur se si do të votojnë.

“Ata vazhdojnë të jenë të pakapshëm për mediat për të bërë të ditur qëndrimin e tyre. BDI-ja, nga ana tjetër, bën të ditur se do të votojë për marrjen e mandatit. Bashkimi Demokratik për Integrim, pa asnjë hamendje, do ta përkrahë marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit” – tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Seanca e Komisionit për çështje të Rregullores, mandatit dhe imunitetit për të shqyrtuar mungesën e paarsyeshme gjashtëmujore të deputetit Nikolla Gruevskit në Kuvend nuk është caktuar akoma. Pritshmëritë, sipas paralajmërimeve të kreut të këtij komisioni Pavle Bogoevski, janë që komisioni të mbahet të hënën dhe nëse arrihet që ai të vendosë për marrjen e mandatit, debati do të zhvendoset në seancë plenare. Që do të votojnë “kundër” nuk e potencojnë as deputetët e VMRO-DPMNE-së.

“Kur të vijë procedura në plenare do të shohim se çfarë do të bëjmë. Edhe unë personalisht, kur të vijë procedura, atëherë do të vendosim. Unë nuk jam deputete e pavarur – tha Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.”-u shpreh ai.

Ish kryeministri Nikolla Gruevski u arratis në nëntor të vitit të kaluar pas dënimit me burg prej dy vitesh për lëndën e Prokurorisë Speciale “Tanku” për blerjen e Mercedesit luksoz. Pasi fitoi të drejtën e azilit politik në Budapest, autoritetet hungareze deri tani nuk i janë përgjigjur kërkesës së Shkupit zyrtar për ekstradimin e tij. Nga janari, pas disa ndryshimeve ligjore, Gruevski nuk e merr më rrogën e deputetit.

More in LAJME
Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Tiranës liron Mario Meshinin

Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Tiranës liron Mario Meshinin. Vijon...

Close