X

Bushati: Rama, i vetmi politikan që në 20 vjet nuk ka dhënë kurrë dorëheqjen, kokëfortësia e tij ka shkaktuar krizë


Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka thënë se kryeministri Rama është i vetmi politikan në Shqipëri, që në këto 20 vite, nuk ka dhënë kurrë dorëheqjen.

Bushati tha se ka shumë arsye përse Rama duhet të ishte larguar, por se kokëfortësia e tij, ka krijuar krizën aktuale.

“Edi Rama mbrohet me një gjë që në pamje të parë duket logjike. Ai thotë , unë jam njeriu që kanë mandatuar shqiptarët, jam i dënuar të mos tërhiqem nga përfaqësimi i popullit shqiptar. Por, ka një gjë, edhe sikur ta marrim që socialistët janë shumicë në këtë vend, eksperiencat botërore kanë treguar se kryeministrat ikin për shumë më pak se sa kaq.

Mund të ikte se i ra Xhafaj, Tahiri, se u kap në vjedhje 40 milionë euro, mund të ikte për ligjin special të teatrit, mund të ikte se FMN dhe Banka Botërore, i thonë koncesionet i ke gabim, ligjin për korporatat e ke gabim. Kur e ke mbushur me kaq shumë mëkate kazanin tënd, nuk është mëkat edhe të largohesh.

Që prej 20 vjetësh, Rama është i vetmi politikan që nuk ka dhënë dorëheqjen nga asnjë post. U fut nga Ministër Kulture në garën e Bashkisë e Tiranës, kaloi nga ministër në kryetar bashkie. Ky njeri nuk ka dhënë kurrë nje dorëheqje. Këtë krizë po e shkakton, kokëfortësia e Edi Ramës për të mos u tërhequr, se sa kokëfortësia e Bashës që gjuan me molotov”, tha Bushati.

/TPZ.al/

More in KRYESORE, LAJME
Lubonja: Ambasada e SHBA-së përdor standart të dyfishtë, nuk dua të jetoj në diktaturë se jam me Amerikën…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se SHBA operon me standarte të dyfishta. Në vende...

Close