X

Balliu: Rama bën kryebashkiak të infiltruarin e PS në 21 janar


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ndalet sot te protesta e 21 janarit dhe te vetë fjalimi i kryeministrit Edi Rama. Balliu shprehet se Rama në fjalimet e tij e ka vërtetuar shumë herë që Robert Brahaj ishte i infiltruar i Partisë Socialiste në këtë protestë.

Ndër të tjera, Balliu bën një paralelizëm të asaj çfarë ndodh në SHBA dhe asaj që ndodh në vendin tonë. Ish-deputeti shprehet se në SHBA këta individë dërgohen si tradhëtarë në Guantanamo, ndërsa në Shqipëri bëhen kryetar bashkie.

“Kryeministri thotë që kryetari i grupit të zjarrit paska qenë i infiltruar, që do të thotë që ky njeri paska nxjerrë informacione të klasifikuar. E me pak fjalë gardisti kandidat për kryebashkiak ka cënuar sigurinë kombëtare. Për raste të tilla Xhorxh W Bush i ka çuar këta individë si tradhëtarë në Guantanamo, ndërsa Edvini i bën kryetar bashkie.

Si nuk është arrestuar akoma?
Kjo është një akuzë direkte e Kryeministrit.

Zonja Marku keni Edi Ramën dëshmitar publik që ky njeri ka nxjerrë i formacione të Gardës që mbron institucionet, pra sigurinë kombëtare të vendit.
Duhet drejtësi për gardistin kryebashkiak dhe kryeministrin gardist.
Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që një parti politike të infiltrojë njerëz në një protestë ku u vranë qytetarë, por kjo vërteton se Rama mund të ketë infiltruar dhe vrasës të tjerë.

Rama fakton: I infiltruari i PS përgjegjës për vrasjet e 21 janarit

Kryeministri thotë që kryetari i grupit të zjarrit paska qenë i infiltruar, që do të thotë që ky njeri paska nxjerrë informacione të klasifikuar. E me pak fjalë gardisti kandidat për kryebashkiak ka cënuar sigurinë kombëtare.

Për raste të tilla Xhorxh Ë Bush i ka çuar këta individë si tradhëtarë në Guantanamo, ndërsa Edvini i bën kryetar bashkie.

Si nuk është arrestuar akoma?
Kjo është një akuzë direkte e Kryeministrit.

Zonja Marku keni Edi Ramën dëshmitar publik që ky njeri ka nxjerrë i formacione të Gardës që mbron institucionet, pra sigurinë kombëtare të vendit.
Duhet drejtësi për gardistin kryebashkiak dhe kryeministrin gardist.
Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që një parti politike të infiltrojë njerëz në një protestë ku u vranë qytetarë, por kjo vërteton se Rama mund të ketë infiltruar dhe vrasës të tjerë.”-shkruan Balliu.

More in AKTUALITET, LAJME
Opozita kërkon përfaqësues për të monitoruar zgjedhjet, Patozi e konsideron “sulm provokues”

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë dërguar emrat e anëtarëve që i takojnë në KZAZ, për të monituar...

Close