X

A ka marrëveshje politike? Gjata: Rama i hap këto parulla nga frika


Eksperti i çështjeve zgjedhore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, i pranishëm në studion e lajmeve në ‘News24‘ tha se protestat e opozitës nuk po prishin imazhin e vendit siç po pretendohet.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga posti i kryeministrit, si e vetmja rrugë për të rinisur dialogu mes palëve politike. I pyetur se a ka një marrëveshje nga palët politike, Gjata tha se këto parulla shpalosen nga kryeministri Edi Rama për shkak të frikës, por shtoi se këto hamendësime janë të pavërteta.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të gjejë një punë tjetër. Imazhin e Shqipërisë e prishin demonstratat apo shkrimi i gazetës gjermane ‘BILD’ Kush po e prish imazhin. Ne po punojmë për të shkatërruar këtë kokë të keqe. Genocid ekonomik. Këto po shkatërrojnë vendin dhe kombit. Ne kërkojmë çlirimin e ekonomisë.Gjatë vite ishte qeverie e mbrapshtë e Ramës. Ne po kërkojmë ta çlirojmë vendin. Një trekëndësh sot qeveris vendin oligarkë-krim –qeveri. Ne po kërkojmë që t’i heqim dhe ti pastrojmë këto. Tani janë deputetë, që do të vinte dita se do plaste do vinte. Djegia e mandateve ishte veprimi i duhur dhe u vu opozita në krye të protestave.

Në po organizojmë lëvizjen dhe po e menaxhojmë kundër qeverisë. Dialog me kryeministrin e krimit nuk ka dhe ulemi në dialog me PS-së. Siç mori pushteti komunist gjithçka me vete, edhe Rama do të marrë gjithçka me vete. Për dëmin 110 mln euro hyn në burg. Uroj që mos të jetë i vërtetë. Nuk jam as polic kufiri dhe nuk e di. Edhe Zoti Basha është në Angli . Nuk di që të ketë, por ne dimë që ka vetëm një zë. Edi Rama i hap këto parulla. Asnjë marrëveshje nuk ka, por Rama i hap këto nga frika. Aksioni i radhës është me 25 maj dhe nuk ka ndalim.

Goditja e Dollapit ishte një kat terrorist. Më keq do të jetë protesta e opozitës me 25 maj. Mund të këtë edhe ndonjë provokim, ka edhe ndonjë operacional, ka ndonjë polic. Protestat këto kanë. Zgjedhje me 30 qershor nuk ka dhe histori është e mbyllur këtu”-tha ai.

More in AKTUALITET, LAJME
Lleshaj: Rrëzoni dekretin e Metës, nëse doni vetting në polici

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, u shpreh sot nga foltorja e kuvendit se për ligjin e vettingut në polici, kthyer...

Close