X

FOTO/ “Tërmet” te Roma, largimi i De Rossi krijon përçarjen e parë


Daniele De Rossi njoftoi se pas 18 vitesh do të largohet nga Roma, jo për t’u tërhequr përfundimisht, por për ta vijuar diku tjetër karrierën e tij si futbollist.

Mesditën e së martës, mesfushori doli në një konferencë për shtyp ku foli hapur dhe pranoi se nuk është trajtuar në mënyrën e duhur, një farë pabesie ndaj tij, për këtë vendosi të largohet nga klubi ku nisi hapat e parë të karrierës si futbollist.

Largimi në këtë mënyrë i kapitenit të tyre ka krijuar tension në opinionin sportiv ku ish-lojtarë si Paulo Maldini dhe Marco Delvecchio u shprehën të habitur për mënyrën si e larguan 35-vjeçarin dhe nuk ngurruan të sulmojnë klubin roman.
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe tifozët gjatë natës së shkuar.

“Fëmijë i Romës, kapiten e flamurtar. Ja respekti dhe dashuria që ky klub nuk e ka pasur kurrë”, shkruhej në një mesazh të vendosur në hyrjen kryesorë të zyrave të klubit kryeqytetas, i shoqëruar edhe me flamurin amerikan, që nënkupton prejardhjen e presidentit James Pallota.

Ndërkohë në shtëpinë e Daniele De Rossi është dërguar një mesazh inkurajues nga tifozët: “DDR krenaria jonë”.

Ndërsa nga kampi roman vjen një tjetër mesazh kundër Pallota: “Një president derr dhe një shoqëri jokompetente. DDR përgjithmonë në zemrat e njerëzve”.

More in LAJME, SPORT
Shtyhet sërish gjyqi ndaj Emiliano Shullazit, ja shkaku

Gjykata Apelit për Krime të Rënda shtyu sërish seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij dhe shkak është bërë...

Close