X

Prishtinë, ekspozitë për fëmijët e vrarë në luftën e Kosovës


Në Prishtinë u hap ekspozita e titulluar “Na ishte njëherë që mos qoftë kurrë”. Kjo ekspozitë ka publikuar veshje dhe detaje të tjera për plot 1024 fëmijë të vrarë gjatë Luftës së Kosovës gjatë periudhës 1998 – 2000.

Njëzet vjet më parë, shtatë anëtarë të familjes Duriqi u ekzekutuan në qytetin e Podujevës. Të hënën, dy dekada më vonë, në një ekspozitë të organizuar nga Qendra për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, Enver Duriqi tregoi përmes lotëve se si u vra familja e tij më 28 mars 1999.

Krahas prindërve dhe gruas së tij, katër nga fëmijët e Duriqit u vranë, dy vajza dhe dy djem. “Vrasja e fëmijëve të mi ndodhi më 28 mars 1999 në qendër të Podujevës. Më i riu ishte 21 muaj dhe më i madhi ishte 9 vjeç “, kujton ai, duke mbajtur në dorë kartën e regjistrimit të djalit në shkollë, raporton “Prishtina Insight”.

Familja Duriqi erdhi në qytet për të gjetur strehim pas sulmeve të pamëshirshme nga forcat serbe në fshatrat e rajonit të Podujevës. Fatin e tyre e kishin edhe familje të tjera shqiptare, që u terrorizuan nga forcat paramilitare serbe.

More in BALLKAN, LAJME
Shqipëria si Iraku, ndër dhjetë shtetet që kanë më shumë aplikime për azil

Muaji mars ka shënuar numrin më të lartë të shqiptarëve që kanë kërkuar azil në një nga vendet e bashkimit...

Close