X

Pas titullit kampion, Pep Guardiola rrëmben një tjetër trofe


Dy tituj kampion radhazi në Premier League janë “CV”-ja më e mirë për një trajner fitues si Pep Guardiola. Mançester Siti festoi në sfidën e fundit titullin kampion, një trofe që për “qytetarët” por dhe për vetë teknikun katalunjas ishte i veçantë.

Pas titullit, Guardiola ka marrë dhe një trofe personal shumë të rëndësishëm. Shoqata e trajnerëve ka vlerësuar teknikun me çmimin e trajnerit më të mirë të sezonit në Premier Ligë.

Ashtu si në kampionat, Guardiola ka lënë pas në garë, Jurgen Klopp, trajnerin e Liverpulit. Në vendin e tretë u rëndit Maruzio Pochetino, trajneri i Tottenham:

“Dua ta ndaj suksesin me lojtarët e mi sepse janë ata që krijuan këtë. Gjithashtu edhe me stafin tim sepse kemi luftuar shumë kundër të gjithëve trajnerëve, veçanërisht Jurgen Klopit, që ishte i pabesueshëm deri në fund. Shpresojmë të bëjmë përsëri beteja të mëdha”, u shpreh Guardiola pas titullit të marrë.

More in LAJME, SPORT
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë mes dy makinash, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Fratar të Mallakastrës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa...

Close