X

Kryemadhi takim me zyrtaren e DASH, ndan shqetësimet e Shqipërisë


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Susan K.Falatko, Drejtore e Zyrës për Cështjet e Europës Qendrore e Jugore.

Kryemadhi ndau me zj.Falatko opinionet dhe shqetësimet lidhur me situatën e rëndë politiko-sociale në Shqipëri si dhe angazhimin politik të LSI-së në këtë moment tepër delikat për vendin.

Ajo nënvizoi rolin e veçantë e vëmendjen e SHBA për Shqipërinë bazuar edhe në vlerat e jashtëzakonshme të demokracisë, që Amerika përfaqëson për vendin tonë.

More in AKTUALITET, LAJME
Alarmi i Bashës: Ndodhemi në kushtet e një grushti shteti, “Rilindja” bën lista me kriminelë

Kryetari i PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se vendi është në një situatë kaotike. Basha u...

Close