X

I dhanë gjithçka dhe sërish i tradhtoi, legjenda e Atleticos ‘masakron’ Griezmann


Antoine Griezmann vendosi të largohet nga Atletico Madrid një vit pasi rinovoi kontratën me “Los Cholchoneros”. Një lajm i bujshëm që ndezi të gjithë opinionin sportiv në Spanjë.

Në lidhje me këtë lëvizje ka folur edhe ish-sulmuesi i Atletico Madrid, Kiko Narvaez, i cili nuk i kurseu kritikat ndaj francezit.

Navarez është legjendë tek Atletico, ku luajti nga sezoni 1993-2001 dhe në 237 ndeshje shënoi 52 gola.

“Ju e dini diferencën, është e qartë se largimi e dëmton Atleticon, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Gjetja e një futbollisti si ai është e vështirë”, tha fillimisht Navarez.

“Nuk mund të kërkoni shumë ndenja për klubin tek ai sepse nuk ka lindur “Rojiblanco.

Një klub si Atletico, që ka bërë përpjekje të mëdha për ta mbajtur atë, nuk e meriton të largohesh me një video të bërë në shtëpi me lehtësi”, vijoi ai më tej.

Klauzola 120 milionë euro…

“Ky largim filloj të shkruhej që kur iu ulën në gjunjë dhe bënë që klauzola e tij të ulej në 120 mln euro. Si tifoz i Atleticos më vjen keq, sepse pasi bënë atë lëvizje për Griezmann duhet të nënshkruanin me 500 mln euro klauzolë.

Në rast se ai do të refuzonte, nuk do i kisha rinovuar kontratën, do dilja në një konferencë për shtyp dhe do sqaroja se i kemi dhënë çelësat e ‘Wanda Metropolitana’. I sollëm Lemar, e bëmë kapiten, i dhamë 20 mln euro pagë neto…por ai do klauzolë të ulët”, tha ish-madrileni, i irrituar me mënyrën sesi Griezman i tradhtoi.

More in LAJME, SPORT
VIDEO-LIVE/ Mbërrin në Rinas trupi i major Tanushit, rënë në misionin në Letoni

Mbërrin në Rinas trupi i major Klodian Tanushi, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin...

Close