X

Elvana Gjata rikthehet me Ervin Matën! Ja detaji që i nxorri zbuluar


Elvana Gjata, që pas ngjarjes së ish-Bllokut më 4 tetor 2018, ku u përfshi edhe i dashuri i saj Ervin Mata, duket se i dha fund lidhjes me të, por një detaj nuk i ka shpëtuar shtypit rozë: Unaza me gurë diamanti!

Fill pas ngjarjes së ish- Bllokut, ajo mori pjesë në një koncert për “Pavarsinë e Kosovës”. Mirëpo, detaji që ra më shumë në sy te Gjata ishte mungesa e unazës së fejesës në dorën e saj, që për ironi të fatit për herë të parë e ka bërë publike pikërisht gjatë një koncerti në Prishtinë

Ishte Valdrin Sahiti ai që gjatë një tjetër kocerti të Elvanës, të realizuar po në Prishtinë postoi në InstaStory unazën e diamantit mbi të cilën shkruante:

“Ohh my, oh myyy…u gjet dita e duhur për këtë dhuratë…7 orë para koncertit”.

Stilisti i njohur, mik i ngushtë i Elvana Gjatës e kishte etiketuar këngëtaren në këtë postim, por unaza që pamë në 2018 u zhduk si me magji duke konfirmuar ndarjen.

Megjithatë Elvana Gjata ka vendosur të rikthehet me Ervin Matën duke postuar foton me dorën të dukshme, në të cilën vezullon guri i madh!

More in LIFESTYLE
“Jeni falsë, pa zemër, me dy fytyra”, Kejvina Kthella e revoltuar çfarë nuk shkruan, por për kë?

Ish-velina e Xing-ut, Kejvina Kthella  me sa duket qenka mërzitur shumë dhe  ka nxjerrë disa postime thumbuese të njëpasnjëshme në...

Close