X

Djegia e makinës së gruas së gjyqtarit / Dalin detaje të reja


Makina e gruas së gjyqtarit Sokol Binaj është djegur gjatë natës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Tiranës së re, ndërsa policia ende nuk e di nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme.

Makina ‘Opel Corsa’ është djegur pjesërisht, thotë policia në një informacion paraprak.

Tiranë/ Informacion paraprak

Në mesnatë  në rrugën ‘Grigor Heba’ në kryqëzim me ‘Gjik Kuqali’, në parking  ka rënë  zjarr në  rrethana ende të paqarta në  mjetin në pronësi të shtetases L. B.  Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor  vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit

More in AKTUALITET, LAJME
Aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, identifikohen viktima dhe të plagosurit

Janë identifikuar personat të cilët u përshinë në aksidentin e rëndë të ndodhur e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ku një person humbi...

Close