X

Ministri serb paralajmëron shqiptarët


Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me gjendjen aktuale gjeopolitike në Ballkan. Në një intervistë për agjensinë rusë “Tass” ai shprehu shqetësimin e tij se ka një plan për krijimin e Shqipërisë së madhe në Ballkan.

“Nëse dikush dëshiron të zgjidhë çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan, ata duhet të zgjidhin edhe çështjen serbe. Ne nuk mund t’i japim shqiptarëve diçka pa i dhënë të njëjtën gjë edhe serbëve. Prandaj gjej rastin të paralajmëroj të gjithë botën: Mos luani me zjarrin! Mos krijoni një Shqipëri të madhe në tokën serbe”, tha Vulin.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes Shqipëria është një shtet me ambicie ekspansioniste në rajonin e Ballkanit. Qëndrimin e tij ai e bazoi tek deklarata e Kryeministrit Rama kur tha se “Kryeministri shqiptar shprehu dëshirën për t’i hequr kufijtë mes shteteve ku jetojnë shqiptarët dhe kjo është alarmante”.

“Një kërcënim i madh për Ballkanin aktualisht është krijimi i një Shqipërie të Madhe. Kjo është një përpjekje për t’u përhapur në territoret e shteteve të tjera, duke nisur nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, territori i Kosovës dhe Metohisë dhe një pjesë të Serbisë qendrore. I vetmi vend që e kundërshton këtë është Serbia”,– përfundoi Vulin.

Anëtarësimi i shteteve të rajonit të Ballkanit në NATO nuk shihet me sy të mirë nga Vulin dhe kjo është gjithashtu pjesë e planit për krijimit të Shqipërisë së madhe.

Më herët siç citoi Tass, për këtë çështje ishte shprehur edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov sipas të cilit Bashkimi Europian duhet të mbajë një qëndrim ndaj të ashtuquajturës “Platforma e Tiranës”.

More in BALLKAN, LAJME
Erion Veliaj lë në harresë rrugët e lagjeve periferike dhe fshatrave

Ndërsa rrugët kryesore të Tiranës janë kthyer në kantier ndërtimi, mjaft rrugë dytësore, mes lagjeve periferike, janë lënë në harresë....

Close