X

Humbja ndaj Tiranës nuk ‘kapërdihet’ lehtë, Luftëtari masë drastike për trajnerin, zëvendësin dhe dy futbollistë


Humbja në ndeshjen e vlefshme për të kaluar në finalen e “Kupës së Shqipërisë” ndaj ekipit të Tiranës, nuk kapërdihet lehtë nga Luftëtari.

Drejtuesit e skuadrës, pavarësisht fitores me përmbysje ndaj Kukësit, nuk kanë gjetur qetësi e për këtë ata kanë marrë masa disiplinore ndaj trajnerit Julian Ahmataj, zv/trajnerit Neritan Novi dhe dy prej titullarëve të ekipit, kapitenit Albano Aleksi dhe mbrojtësit Brazilian Xhekson.

Me anë të një deklarate për shtyp Luftëtari shprehet se masa disiplinore është për një periudhë 2-javore.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet: “Klubi i futbollit Luftëtari, nuk mund të tolerojë kurrsesi paraqitje si ajo përballë Tiranës në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës, ku skuadra u shthur totalisht duke pësuar gola dhe një humbje të pa përtypshme”.

Deklarata e klubit Luftëtari:

Klubi i futbollit Luftetari, pasi ka ndjekur me shqetesim ecurine e skuadres dhe sidomos humbjen e thelle ne takimin perballe Tiranes, cka solli edhe eliminimin nga Kupa e Shqiperise, stafi drejtues i klubit, ka analizuar me seriozitet situaten dhe ashtu sic ishte paralajmeruar ka marre masa disiplinore.

Nga ana jone jane pezulluar per nje afat dy javor, trajneri Julian Ahmataj si dhe zv. Trajneri Neritan Novi. Gjithashtu per nje afat dy javor jane pezulluar edhe futbollistet Albano Aleksi dhe Jackson Ferreira Silverio.

Klubi i futbollit Luftetari, nuk mund te toleroje kurrsesi paraqitje si ajo perballe Tiranes ne ndeshjen gjysemfinale te Kupes, ku skuadra u shthurr totalisht duke pesuar gola dhe nje humbje te pa pertypshme.

Luftetari ben me dije se per trajneret apo lojtaret e pezulluar nuk do te kete masa financiare, duke i paguar ata rregullisht si gjithe pjesa tjeter e skuadres.

Ne keto dy jave, skuadra ne procesin stervitor, apo ndeshjet e kampionatit do te drejtohet nga trajneri i portiereve Jovan Mihajlovic.

Arritja e objektivit mbijetese, edhe pse ende jo matematikisht ben qe skuadra te kete mundesine e rotacionit dhe ne po shohim me perparesi aktivizimin e lojtareve te cileve nuk u eshte dhene mundesia te tregojne vlerat e tyre.

Luftetari ka nisur tashme punen per formatimin e skuadres per sezonin e ri dhe perforcimin e saj me elemente cilesore. Ne jemi te vendosur te ndertojme serish nje Luftetar dinjitoz, i cili do ti jape tonin Superliges Shqiptare dhe do te beje krenar nje qytet te tere.

More in LAJME, SPORT
Kriza politike, ambasadori zviceran: Dialogu mes palëve është rruga e zgjidhjes

Ambasadori i Zvicrës në vendin tonë, Andre Maître, ka apeluar nga Shkodra palët politike që të ulen në dialog. Maître:...

Close