X

Deklarata e fortë e Haradinajt: Mogherini tha në Tiranë ‘hiqni taksën se ua ndaj Kosovën’


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në një deklaratë për mediet, teksa ka folur lidhur me propozimin për ndarje të Kosovës, u shpreh se kjo nuk do të ndodhë pasi tashmë politika e jashtme e BE-së, nuk është më në dorë të Federica Mogherinit.

Sipas tij, Mogherini kishte kërcënuar në Tiranë, se nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë, do ta ndante Kosovën.

“Me rëndësi është që procesi është tani në duar të sigurta, i është hequr zonjës Mogherini, nuk rrezikohet nga një propozim për ndarje, pra ka një stabilitet, kjo është kryesorja. Mogherini tha në Tiranë hiqni taksën ua ndaj Kosovën menjëherë, i ra ashtu, si ta heqin taksën e thirri takimin, a po kthehet kështu, vetëm hiqni taksën se menjëherë ua ndaj Kosovën. Shyqyr Zotit kemi qëlluar në vend që i kemi lexuar këto projekte me kohë, nuk hiqet taksa, Mogherini e ka kryer mandatin e saj, janë zgjedhjet, ajo rri deri në fund të tetorit por ajo është ushtrues detyre se kandidati tjetër veç përgatit agjendën e vet”, tha ai.

Më tej Haradinaj tha se tashmë dialogu është hequr nga ata që kanë dëshiruar ndarjen e Kosovës.

“Besoj u ka shërbyer mirë të gjithëve me kuptuar se mirë është me u konsultuar paraprakisht secili me secilin, në mënyrë që të shkojmë në qëndrime të duhura. Dy situata e vërtetojnë çka kam thënë më herët që janë detyruar nivele të larta të BE-së me heq dialogun prej zonjës Mogherini, e prej atyre që kanë dashur me na dërguar kah ndarja, e kushdo që ka qenë pjesë e këtij projekti, kuptohet e dini mendimin tim për këtë, pastaj vendimmarrja është kthyer në Prishtinë, nuk merr kush vendime për një vend sovran jashtë vendit, ne do t’i marrim vendimet për Kosovën në vazhdimësi”, tha Haradinaj, ndërsa shtoi se BE i ka bërë një nder të madh Kosovës duke hequr axhendën e dialogut nga Mogherini.

More in BALLKAN, LAJME
Rama: Synojmë të fitojmë të gjitha Bashkitë

Në takimin e sotëm me gazetarët, kryeministri Edi Rama, ka komentuar zgjedhjet vendore dhe përzgjedhjen e kandidatëve të PS në...

Close