X

Arrestohet bosi i “Coca-Cola”-s në Greqi, iu kapën 1.3 milionë dollarë kanabis


Kreu i kompanisë Coca-Cola në Greqi, Alki David ka rënë në pranga së bashku me partnerin e tij të biznesit miliarder. Dyshja u arrestua teksa ndodheshin në të njëjtin avion me aktorin Jonathan Rhys Meyers, i cili akuzohet për transportin e 1.3 milionë dollarëve që u gjetën në bord.

David, 50 vjeç, dhe Chase Ergen dyshohet të kenë transportuar drogë në fabrika të kanabisit si pjesë e biznesit të tyre të ri për ‘zhvillimin e bizneseve ligjore të kanabisit në rajon’.

Por dyshja janë liruar pasi u mbajtën për tetë orë në paraburgim. Mësohet se David dhe Ergen u arrestuan sërish pas disa ditësh, pasi tentuan të largoheshin nga ishulli Karaibe.

Biznesi familjar i Davidit është grupi “Leventis-David”, që zotëron fabrikat e shisheve Coca-Cola Hellenic. Dyshohet se në biznesin e tyre të rid y biznesmenët mbanin bimë kloni kërp, fara kërpi dhe produktet e naftës Swissx CBD si pjesë e sipërmarrjes së tyre të re.

Përveçse është themeluesi i FilmOn.TV dhe Hologram USA, David gjithashtu ka një biznes që shesin vaj të nxjerrë nga bimët e kanabisit, të cilat ai i tregton si një trajtim për një sërë sëmundjesh.

Ai ka qenë përkrahur nga të famshëm duke përfshirë rapper Snoop Dogg dhe stilisti Donatella Versace.

Sipas deklaratës së Forcave Policore të Shën Christopher dhe Nevis Daily Express, Davidi akuzohet për furnizim, posedim dhe importim droge në federatë.

David ka pranuar arrestimin për Daily Mail dhe është shprehur se pas hetimeve janë larguar nga aeroporti, por disa ditë më vonë teksa tnetuar të largoheshin nga ishulli ata janë arrestuar sërish.

David u lirua pasi pagoi kushtin prej 30,000 dollarë, dhe dorëzoi të gjitha dokumentet që i mundësojnë udhëtimin.

Davidi e quan arrestimin e partnerit të tij të biznesit një kurth dhe tha se barnat shtesë ishin në të vërtetë medikamentet e tij.

“Ky ishte ilaçi i tij për bi-polaritetin. Ai po bisedonte me kryeministrin Harris kur u arrestua papritmas. Është nata e dytë që Ergen e kalon pas hekurave.

Një deklaratë nga dy biznesmenët shkruhet se se ata po punonin për të siguruar që ishulli të merrte vendin e duhur si një lider në industrinë më të shpejtë në rritje në botë të kanabisit ligjor CBD.

“Qëllimi ynë është të punojmë me qeverinë, gjykatat, bankat, sektorin e biznesit dhe fermerët për të zhvilluar një sistem të drejtë që krijon mijëra vende pune në ishull dhe përdor rrjetin ndërkombëtar të shpërndarjes së Sëissx për të bërë kanabisin e Shën Kitts Nevis produktin më të kërkuar në botë.

Është qëllimi ynë që shpejt të shohim një rritje në GDP të vendit që do të përfitojë të gjithë. Kjo është një iniciativë e zhvillimit ekonomik për ngritjen e cilësisë së jetës në bashkëpunim me partnerët lokal SKN Karaibe. Ish-kryeministri Denzil Douglas po punon ngushtë me ne.

Ne kemi takuar me kryeministrin Harris. Këto bisedime janë përgjuar dhe kanë bërë që të arrestohen David dhe Ergen. Ekipi ligjor i Davidit dhe Ergen ka ardhur nga Britania e Madhe dhe do të paraqesë padi kundër kryeministrit Harris dhe qeverisë këtë javë,”– shkruhet në deklaratën e avokatit të biznesmenëve.

Avokati Dr Henry Broëne u shpreh për “The Kitts Nevis Observer” se posedimi i farave të marihuanës nuk është një krim.

Në një deklaratë, Zyra e Kryeministrit Dr Timothy Harris tha:

“Qeveria nuk i ka dhënë asnjë licencë askujt për të importuar bimë ose fara në Federatë dhe se administrata nuk ka pasur ndonjë bisedë me ndonjë të huaj për ngritjen e bizneseve për tregtinë e kanabisit”.

Bill Kannabis, 2019, do të kalojë në St Kitts dhe Nevis që do të lejojë përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore, fetare dhe rekreative, sipas Observerit.

David ka qenë gjithashtu këtë periudhë një protagonist në mediat vendase pasi iu desh të paguante 11 milionë dollarë një ish-punonjëse, e cila e akuzoi për ngacmim seksual.

DailyMail.com ka kontaktuar Forcën e Policisë The Royal St. Christopher dhe Nevis dhe një përfaqësues të Rhys Meyers për koment.

More in BALLKAN, LAJME
Mbërrin nesër në Tiranë trupi i major Klodian Tanushit

Trupi i pajetë i major Klodian Tanushi, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, mbërrin...

Close