X

FOTO/ Protestuesit marshojnë drejt disa institucioneve, kërkojnë largimin e Edi Ramës

Protesta e opozitës ka nisur përpara Kryeministrisë, ku kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbajti një fjalim. Basha tha se qeveria është ilegjitime dhe se Shqipëria duhet të çlirohet nga “krimi në pushtet”.

Ne jemi në këtë betejë për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni, për ndarjen dhe kontrollin e pushtetit, ne jemi për shtetin e së drejtës, për dinjitetin e qytetarëve. Dhe ka vetëm një rrugë për krimin e bërë njësh me Edi Ramën, për kupolën e Policisë që godet qytetarët”, u shpreh Basha.

Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeveria tranzitore, që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Pas fjalës së Bashës, protestuesit kanë nisur një marshim drejt disa institucioneve, duke filluar nga Drejtoria e Policisë. Më pas drejt Kuvendit të Shqipërisë, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ky mbahen të arrestuar dhjetëra protestues.

Gjatë ditës së sotme, selitë kryesore të ambasadave në Shqipëri, kanë bërë thirrje për evitimin e dhunës. Veçanërisht, ambasada amerikane, ka përmendur me emër Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, duke i kërkuar të shmangin dhunën në protestë.

LEXO EDHE: 

Lubonja: Ambasada Amerikane tallet me ne, është e njëanshme. Përse nuk flasin kështu edhe për Venezuelën?

/TPZ.al/ 

More in KRYESORE, LAJME
Basha fton qytetarët në marshim: Na ndiqni

Kryedemokrati Lulzim Basha ftoi qytetarët në marshim nga Bulevardi qendror i kryeqytetit, drejt pesë pikave. Protestuesit do ecin në këmbë...

Close