X

Akrobati i OSBE me dy deklarata. E dredh për dhjetë minuta


Zyra e OSBE në Tiranë ka bërë në një nga deklaratat më të ashpra dhe të njëanshme që janë artikuluar ndonjë herë duke marrë rolin e gjykatësit, dhe duke dënuar liderët e opozitës dhe duke i treguar atyre përgjegjësinë politike për dhunën kriminale.

“Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.”

Por pa kaluar as disa minuta, pasi Basha denoncoi deklaratat e blera me paratë e drogës dhe ndoshta pas përçapjeve të opozitës në Vienë për këtë skandal akrobati i OSBE bëri deklaratë tjetër: “Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon.”, thuhet në reagimin e OSBE .

More in KRYESORE, LAJME
Basha mbledh urgjentisht në mesnatë kryesinë e PD

Pas ngjarjeve që pasuan protestën e opozitës në Tiranë dhe shoqërimit të Sekretarit Organizativ të Partisë Demokrati,e kreu i kësaj...

Close