X

Nga ‘ai nuk ikën’ në ‘ai tashmë ka ikur’


Nga Kastriot Islami

Pra gjashtë muajsh shumë socialistë e madje shumica e ‘të lëkundurve’ deklaronin se Rama e ka bërë baltë por ai nuk e lë pushtetin. Nuk ikën nga karrigia e kryeministrit. Opozita nuk e heq dot se ai ka shumë para, ka kriminelët me vetë, ka median me vete, kontrollon gjyqësorin, e ka mirë me ndërkombëtarët.

Kohët e fundit po të njëjtët individë shprehen krejtësisht ndryshe.

Qëndrimi i tyre ndaj largimit të Ramës ka ndryshuar me 180 gradë…

Shumica e socialistëve, përveç rilindësve, deklarojnë se Rama ka ikur…

Pothuajse të gjithë të ‘lëkundurit’ apo të ‘pavarurit’ deklarojnë se Ramës i ka ardhur fundi dhe largimi i tij është çështje ditësh.

Ramës i kanë mbetur si mbështetës të heshur rilindasit dhe mbështetës agresivë vetëm ata rilindas që gjenden në ‘kupolën’ e Rilindjes dhe janë brenda ‘tepsisë’ të korrupsionit e të trafiqeve, pra të vjedhjeve dhe grabitjeve të pronës publike e private, të fondeve publike, të përfitimeve të paligjshme të tenderave dhe koncesioneve. Por nga pasurimi nga lidhjet me botën e krimit e të trafiqeve apo nga kultivimi i kanabisit dhe trafiqet e drogave te forta.

Nuk ka më asnjë dyshim se për mbi 60 për qind të shqiptarëve Rama jo vetëm duhet larguar, por  ‘ai tashmë ka ikur’ prej kohësh dhe vetëm qëndron si ‘kufomë’ në mes të Kryeministrisë duke qelbur gjithë dynjanë.

Nuk ka asnjë më dyshim se shumica e socialistëve të vërtetë e të ndershëm e kuptojnë se Rama jo vetëm duhet larguar se po ju rrënon pushtetin por ai ‘tashmë është i ikur’ dhe nuk e mbanë më dot pushtetin e kane filluar të mendojnë se kush do të ishte më i përshtatshmi për ta zëvendësuar…

Por edhe të ‘lëkundurit’ s’kanë më asnjë dyshim se Rama  është problem kryesor dhe nuk mund të jetë as pjesë e zgjidhjes, gjë që e ka kuptuar edhe vetë e prandaj ‘ai është i ikur’…

Kurse të gjithë opozitarët, ndonëse prej kohësh ndjejnë se Rama as qeveris dhe as menaxhon qeverisjen e vendit dhe shikojnë se vendi po rrënohet, ekonomia po shkon në greminë dhe vendi mund të shkojë në përplasje sociale, nuk rreshtin së protestuari duke kërkuar largimin e tij. Madje disa prej tyre, më ‘radikalët’, kërkojnë largimin me shpejtësi e me çdo mjet të ‘kufomës’ që po qelb vendin,….

Por edhe po ti referohemi ndërkombëtarëve, balanca ka filluar të anojë nga ai shumica e tyre,që preferojnë Shqipëria të çlirohet nga kapja e shtetit e Ramës se ndryshe po zhytet për shkak të një individi në humnerë. Madje po ti referohemi peshës së ndërkombëtarëve, ata që janë më të ‘fuqishmit’ deklarohen se Rama e ka mbushur kupën me çështjen e ndryshimit të kufijve dhe duhet larguar sa më shpejt që të mos fusë rajonin në qorrsokak… Ata këshillojnë se ‘opozita duhet të veprojë me maturi’ sepse ‘ai ka ikur’ dhe largimi konkret është çështje kohe… Vetëm pak ‘miq’ të Ramës, të lobuar majmërish, vazhdojnë të ‘qajnë’ largimin e Ramës…

Përfundimisht mund të thuhet për shumicën ‘ai ka ikur’… Pritet vetëm që opozita të ‘pastrojë terrenin’  dhe të bëhet gati të negociojë konsensualisht zgjidhjen pa Ramën…

More in IDE
Arta Marku, ose si bëhet fushatë në neomonizëm

Arta Marku nuk është një kamikaze mendjelehtë që nuk dinte ç’kërkonte në shfaqen e saj në Top Channel. Pas veshjes...

Close