X

Surpriza e opozitës/ Kryeministria mbulohet me mesazhe “Rama IK”

Protesta e opozitës po zhvillohet prej disa orëve, përballë Kryeministrisë. Ajo ka qenë mjaft e tensionuar dhe protestuesit kanë hedhur bomba molotovi, drejt zyrës së Kryeministrit. Opozita ka bërë një lëvizje surprizë, gjatë kësaj proteste. Fasada e kryeministrisë është mbuluar me mesazhe, “Rama ik”, “Drejtësi”, “Shqipëria si Europa”, “Qeveri e drogës”, “Varfëri”, “Krim”.

Vendosja e këtij video projektori, është një risi në protestën e opozitës, për të shfaqur mesazhet e qytetarëve, por edhe për të njollosur godinën ku strehohet Kryeministri Edi Rama. Kërkesa thelbësore e opozitës, është largimi i kryeministrit dhe krijimi i një qeverie tranzitore./TPZ.al/

VIDEO:

LEXO EDHE: 

FOTO + VIDEO/ Protestuesit hedhin bomba molotovi drejt zyrës së Edi Ramës

 

More in KRYESORE, LAJME
FOTO/ Djali i Sokol Olldashit nuk mungon as në protestën e sotme, pozon përkrah Kryemadhit

Përveç dhjetëra mijërave shqiptarëve që iu bashkuan protestës së sotme të opozitës së bashkuar, kësaj të fundit nuk i ka...

Close