X

Avokati i ditur Ngjela: Berisha ka ikur, tani Amerika do të varrosë edhe Edi Ramën


Mbrëmë pas mesnate, avokati ynë, shumë i njohur, por mbi të gjitha me dituri të shumta, zëdhënësi i FBI-së  dhe i politikës Amerikane në Shqipëri dhe Ballkan, Spartak Ngjela, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, lajmëroi popullin shqiptar, në rajon dhe më gjerë, për atë që pritet të ndodhë në orët e ardhëshme.

Avokati shpjegon se Sali Berisha është larguar nga politika  prej amerikanëve dhe tani, po amerikanët, pritet të varrosin edhe Edi Ramën. Arsyeja kryesore është, se ai j’u bashkua presidentit serb Vuçiç, në idenë e coptimit të Kosovës.

Duke patur parasysh, që avokati, i shkruan statuset e veta pas mesnate, orë e cila rakordon me pikun e punës së Departamentit të Shtetit, duket që ai i merr këto këshilla nga përtej oqeanit. Këtë gjë, avokati ua vë në dukje shqiptarëve, duke i hedhur këto statuse, pikërisht në orë, kur departamenti zien nga puna, duke lënë kështu  të kuptohet, se ai është njeriu i rëndësishëm i amerikanëve në Shqipëri.

Ja statusi i plotë i avokatit tonë të ndritur: 

Çfarë do të ndodhë tani me Ramën?

Nuk ka as më të voglin dyshim që Rama ka ndjekur idenë e presidentit të Serbisë Vuçiç dhe presidentit të Kosovës Thaçi, për copëtimin e territorit të Kosovës në favor të Serbisë.
Por, pyetja nuk bëhet më për Thaçin, se ai nuk ka më të ardhme në Kosovë; por çështja shtrohet për Ramën.

Politika amerikanë asnjëherë nuk e ka pranuar Edi Ramën. Natyrisht ky mospranim nuk ka qenë në një masë aq drastike sa mospranimi që politika amerikane i ka bërë Sali Berishës. Por, gjithsesi, edhe ky për Ramën ka qenë e mbetet një mospranim.

Po tani, pas goditjes që Rama mori në Berlin?
Tani politika amerikane po të dojë e varros Ramën bashkë me idenë e coprimit të terrirorit të Kosovës, sepse tani dihet botërisht që ajo ka qenë një ide e presidentit të Serbisë, Vuçiç.

Nëse politika e lartë amerikane e godet Ramën hapur si bashkim me politikën serbe për aneksimit e territorit të Kosovës, Edi Rama merr fund për tri ditë.

Por, a do ta bëjë politika amerikane këtë?
Të shohim, se këtu ka një gjë: pas gjithë këtyre viteve mospranimi, politika amerikane e ka në dorë tani që ta dëbojë Edi Ramën përfundimisht nga politika shqiptare.
Tani që kundërshtari i politikës amerikane, Berisha, ka ikur, dhe jo pa meritë të politikës amerikane, a do t’ia heqë shqiptarëve Amerika edhe zgjedhën Rama?

/TPZ.al/Tej e këtej/ 

More in TEJ E KETEJ
Fluturon, fluturon, fluturon gomari…? Jo, Rudina Hajdari

Sapo u zgjodh kryetare e Komisionit të Integrimit në Parlamentin e Shqipërisë, Rudina Hajdari, bëri një deklaratë, që i la...

Close