X

Fluturon, fluturon, fluturon gomari…? Jo, Rudina Hajdari


Sapo u zgjodh kryetare e Komisionit të Integrimit në Parlamentin e Shqipërisë, Rudina Hajdari, bëri një deklaratë, që i la me gojë hapur të gjithë parlamentarët dhe sidomos Gramoz Ruçin, që ka lart mbi 50 vjet, që nuk habitet nga asnjë ngjarje e kësaj bote.

-Ditën e hënë më datë 6 maj, humbën jetën 3 ushtarakë shqiptarë në Letoni, gjatë trajnimit të NATO-s, – nisi rrëfimin e saj Rudina Hajdari.

-Uaaaah, – lëshuan pasthirrma të gjithë parlamentarët dhe vetë godina e parlamentit.

– Tre, mund t’ju them edhe emrat, – vijoi njëqind përqind e sigurtë, Rudina Hajdari.

-Dy janë të plagosur, – bërtiti nga salla, si për ta ndihmuar, vetë “Sokrati i Librazhdit”, zoti Taulant Balla.

– Dy të tjerë janë plagosur , – përsëriti mekanikisht, Rudina Hajdari, pa e kuptuar fare gjuhën e “Sokratit të Librazhdit”.

Në këto çaste, ku gjithë parlamenti po shqyhej gazit, deputeti i sapobetuar, Kujtim Gjuzi, i ra tavolinës me grusht, u ngrit dhe u largua nga salla i nervozuar, nga kjo gjendje e thellë letargjie mentale e Rudina Hajdarit.

Ndërkohë, “Sokrati i Librazhdit”, Taulant Balla, mori menjëherë në telefon Edi Ramën.

– Kemi një problem shumë të madh, – i tha.

– Çfarë ke o i trashë se jam në punë?

– Kjo kryetarja e integrimit që zgjodhe, nuk është mirë nga trutë e kokës. E çoi numrin e ushtarëve shqiptarë, të vrarë në Letoni në tre, pastaj shtoi edhe dy të plagosur. Shyqyr që mbaroi shpejt, se do kishte vrarë gjithë NATO-n.

– Pse edhe me këtë punë do merrem unë o njeri?

– Them t’ja kishim kaluar edhe këtë detyrë Elisës. Të paktën me atë mund të qeshësh, por nuk bën gafa fatale me të huajt.
Kjo Rudina, them se do na marrë më qafë. Dy të papërgjegjshëm, edhe kjo, edhe Gent Cakaj, sikur nuk shkon?! Si thua? – pyeti Balla, por ndërkohë Edi Rama kishte kohë që e kishte mbyllur telefonin.

Ja video me deklaratën e çmendur të Rudina Hajdarit:

/TPZ.al/Tej e këtej/ 

More in TEJ E KETEJ
Elisa Spiropali bën thirrje për ruajtjen e shëndetit të popullit shqiptar

Zëdhënësja e qeverisë, zonja Elisa Spiropali, bën me dije se ka zhvilluar një takim me drejtorin e zyrës së Organizatës...

Close