X

Elisa Spiropali bën thirrje për ruajtjen e shëndetit të popullit shqiptar


Zëdhënësja e qeverisë, zonja Elisa Spiropali, bën me dije se ka zhvilluar një takim me drejtorin e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Dr. Raul Gonzalez Montero.

– Shëndeti është i pari, ndaj edhe bisedën e fokusuam në këtë temë të rëndësishme, – shkruan zonja Elisë. Përmirësimi i shëndetit, si një çështje komplekse, kërkon përfshirjen e të gjithë aktorëve dhe kanalizimin e të gjithë faktorëve, për të arritur rezultatet e dëshiruara. Të gatshëm dhe falenderues, për bashkëpunimin vijues mes qeverisë shqiptare dhe OBSH-së, në përmirësimin e shëndetit të shqiptarëve, si shtylla kryesore e politikave tona, me vëmendje drejt e nga njerëzit.

Kaq njofton zonja Spiropali, por burime afër zëdhënëses së Rilindjes, na bëjnë me dije se ky takim është realizuar me kërkesën e drejtorit të OBSH-së, zotit Montero, i cili i është lutur zonjës Spiropali, që ti lutet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe posaçërisht shkëlqesisë së tij, zotit Edi Rama, që t’i shesin OBSH-së, patentën e shpikjes së PPP-ve, e cila u zbatua me sukses të plotë, në shëndetësinë shqiptare.

– Hiç mos u merakos dhe mos u lut, zoti drejtor. Unë do të flas menjëherë me të gjatin lart dhe shpreh bindjen, që nuk do t’jua shesim por do t’jua dhurojmë këtë patentë. Kjo është një patentë shumë efikase, me veprim të menjëhershëm, vetëm para të kesh dhe i shpërndan sa hap e mbyll sytë. Na ka nderuar kjo metodë në këto gjashtë vjet qeverisje.

– Kemi dëgjuar, por edhe parë me sytë tanë, zonja Elisë, ndaj edhe jam këtu sot, – ia ktheu drejtori Montero.

– Vetëm se duhen patjetër, jo më pak se pesë oligarkë për ta realizuar këtë metodë, – e ndërpreu Elisa Spiropali. E kuptoni zoti drejtor? Zakonisht PPP-ja është një proces me afat dhjetë vjeçar. Mirë është që çdo PPP, të jetë njëqind milionë euro e lart. Megjithatë kjo është në proporcion me madhësinë e vendit.
Çdo vit, oligarku fitues, pa u lodhur fare dhe pa zhpenzuar asnjë cent, merr dhjetë milionë euro nga buxheti i shtetit.
Besoj ju e dini, që kushti thelbësor për të fituar, është që secili nga oligarkët, para shpalljes si fitues, si rregull, dorëzon në një kompani offshore, 35%-50%, të shumës totale. Kjo siç dihet botërisht, për llogari të një personi të panjohur me letra.

– Shumë dakord zonjë Elisë, ju e dini këtë punë. Por ne si OBSH, kemi edhe një kërkesë shumë të veçantë. Duam që bashkë me licensën e PPP-ve, të na shisni edhe ish ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqja.

– Po pse Beqjen, zoti drejtor? Më mirë ministren e tanishme… Është më e zonja edhe në punën e parave, ka më shumë dorë se Beqja.

– E di, – i tha drejtori i OBSH-së, kemi shumë respekt për Manastirliun, por ne na duhet një njeri që të mos ketë turp fare, ndaj them për Ilir Beqjan.

– Ok, – tha Spriopali. Po flas me të madhin lart.

Këtu takimi përfundoi dhe zëdhënësja e qeverisë Spiropali, në shenjë respekti dhe mirëkuptimi, në përshëndetje e sipër, i la drejtorit të OBSH-së në dorë, një biletë check up-i falas.

/TPZ.al/ Tej e këtej/