X

Blendi Fevziu në Manila të Filipineve, viziton berberhanen e të varfërve


Blendi Fevziu mbërriti dje në mesditë në kryeqytetin e Filipineve, Manila. Në një udhëtim të shkurtër, nga El Nido në Manila, që zgjati vetëm një orë e njëzetë minuta, moderatori i famshëm mbërriti në një nga hotelet luksoze të kryeqytetit.

Pasi pushoi dy orë e tridhjetë minuta, Fevziu zbriti në recepsion dhe pyeti sportelisten, se cila ishte lagjia më e varfër e kryeqytetit. Sportelistja e trembur dhe e shqetësuar për jetën e këtij turisti të njohur, për shkak të kërkesës së pazakontë, i telefonoi menjëherë drejtorit të hotelit.

Pas dy minutash, drejtori, një burrë rreth 65 vjeç, u dha tek sporteli dhe pasi përshëndeti Fevziun i tha:

– Zotëri i nderuar, lagjet e varfëra në këtë qytet, janë të rrezikshme dhe brenda tyre duhet të lëvizni patjetër në grup.

– Kam dy shoqëruesit e mi, – tha Fevziu, por nuk është fare problem. Unë kam qenë në vendet e luftës, në Afganistan, por edhe më gjerë.

– Zoti Fevziu, – tha drejtori i hotelit, në këto lagje, emisioni “Opinion”, nuk ndiqet, sepse mungojnë dekoderat “DVB-T2”, për shkak të çmimit të kripur. Për këtë shkak, ngaqë të varfërit nuk ju njohin, unë mendoj se duhet ta rishikoni këtë lëvizje.

– Nuk kam as ç’të mendoj dhe as ç’të rishikoj. Më thuaj lagjen më të varfër dhe më thërrisni një taksi.

– Si urdhëron zoti Fevziu. Lagjia quhen Tondo. Taksia vjen për pese minuta!

Pas 30 minutash, Fevziu mbërriti në lagjen Tondo. Në mënyrë të çuditshme, u kërkoi shoqëruesve të shkonin tek berberi i lagjes.

Për fat, berbehania ishte shumë afër dhe dy shoqëruesit e çuan menjëherë atje. Pasi u fut në ambientin e berberhanes, Fevziu bëri fotografitë e rastit, me berberin dhe të varfërit që po qetheshin dhe u ul edhe vetë në një karrige.

Dy shoqëruesit i shpjeguan berberit diçka mbi rëndësinë e Fevziut dhe të programit që ai drejton në Shqipëri. Berberi tundi kokën shumë i gëzuar dhe për nder të mikut të vyer, rrëmbeu një shishe vaj palme nga rafti dhe filloi menjëherë të lyente kokën dhe fytyrën e Fevziut.

– Ç’është kjo lëndë? – pyeti Fevziu shoqëruesin e parë.

– Ëshët një vaj palme shumë i rrallë, që prodhohet vetëm në Filipine, për njerëzit që iu kanë rënë flokët dhe kujdesen shumë për lëkurën. Ky vaj jep një shkëlqim të bukur dhe afatgjatë.

15 minuta më pas, Fevziu doli nga berberhania, i shoqëruar nga sytë e një grupi të madh kureshtarësh. Kur pa që ata ishin shumë, ai ndaloi dhe i tha shoqëruesit të dytë, që t’ju shpjegonte të pranishmëve, se brenda një muaji do të dërgonte aty 300 dekodera “DVB T-2”, të cilët do të shpërndaheshin falas.

Nuk dihet ende, nëse Fevziu do të vizitojë vendet e magjishme të kryeqytetit të Filipineve, Manila, apo do të kthehet në atdhe, ku numri i emisioneve të regjistruara dhe depozituara pranë Sandrit në TV Klan, po reduktohet me shpejtësi.

/TPZ.al/ Tej e këtej/  

More in TEJ E KETEJ
Pritje madhështore e Fevziut në Filipine dhe grindja në telefon me Sandrin

48 orë më parë, moderatori i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, pas një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm, zbriti në...

Close