X

LAJM I MADH/ Angela Merkel takon Elisa Spiropalin (foto)


Elisa Spiropali ishte sot në qiellin e shtatë.

“Takova supergruan e mbarëbotës”, lajmëroi ajo në rrjetet sociale.

“Ndaj me ju këtë foto me kancelaren Merkel”, lajmëron Elisa, mbarë botën shqiptare.

“Pata fatin ta takoj dhe ta dëgjoj nga afër me interes të madh! Jam shumë e mbresuar nga qartësia dhe njohuria e saj, deri në detaje, mbi situatën në Shqipëri dhe proceset në rajon”.

– Aman o Fugë, shyqyr që ia arrita kësaj dite! Nuk dua më as të ha, as të pi, mjafton që takova zonjën e hekurt, – i tha Elisa, Fugës, sapo dolën nga takimi.

– Nuk quhet zonjë e hekurt kjo o Elisë, zonjë e hekurt i thërrisnin Margaret Thatcherit.

– Kjo ishte hekur i çeliktë o Fugë, hekur mbi hekur, i njoh unë gratë e mëdhaja. Kjo do të jetë e pavdekshme në historinë e njerëzimit, që nga koha e Skënderbeut.

– E madhe u tregove Elisë, – e përgëzoi Fuga, shyqyr që në takim nuk the asnjë fjalë. Kur nuk flet, edhe ti dukesh një supergrua. Të shihja gjithë frikë. Po të kishe folur, do të na e kishin shtyrë hapjen e negociatave, pas vitit 2500, kur të mos ekzistonte as Kina, e jo më Europa e Bashkuar.

– S’ishte nevoja të flisja Fugë. Kisha gjithë dosjen nën sqetull, gjithë ato suksese, që kemi arritur. Ajo i fliste Skënderbeut tonë dhe vazhdimisht shihte dosjen nën sqetullën time. Mu bë krahu mal o Fugë!
Po me sa vura re, ajo më duket e dinte, që unë kam qenë drejtoreshë e Doganave.

– Po si të mos e dinte o njeri, – i tha Fuga i sigurtë. Në kohën e doganimit të socialistëve, gjithë cigaret gjermane Davidoff, që importoheshin në Shqipëri nga Bullgaria, eksportoheshin prap në Gjermani, në mënyrë ilegale, me çmim shumë poshtë. Asokohe, Gjermania dhe vendet nordike, kishin aq shumë duhan, sa filloi ta pinte edhe vetë zonja Merkel.

– Si t’u duk Fuge, se ti e kupton më mirë nga ne të gjithë, a do të na i hapin negociatat apo jo?

– Pusho, të kam thënë të mos merresh me gjëra të pakuptueshme për ty. Se mos pyet atë të gjatin dhe i hipin xhindet! Kuptove? Kuptova thuaj…

/TPZ.al/Tej e këtej/

More in TEJ E KETEJ
Elisa Spiropali sheh në ëndërr, Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe tmerrohet

Në orën 06:00, të mëngjesit të sotëm, Elisa Spiropali, u ngrit shumë e tronditur, e trembur deri në palcë dhe...

Close