X

VIDEO/ Festa e “çmendur” Higuain zhyt kokën në gjoksin e tifozes


Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, gjeti rrugën e rrjetës në barazimin e djeshëm ndaj Bërnlit. Në minutën e 14-të, pas një kombinimi fantastik me Azpilikuetën, lëshoi një predhë nga e djathta, duke shtangur portierin kundërshtar.

Ky gol entuziazmoi jashtë mase 31-vjeçarin, i cili shkoi të festonte me tifozët. Për disa sekonda, Higuain u zhduk në përqafimin me një fanse të zjarrtë, teksa koka e “El Pipitës” u zhyt në gjoksin e tifozes.

Ky moment nuk i ka shpëtuar kamerave, teksa videoja e festimit të Higuain është duke bërë xhiron e internetit. Të shumta kanë qenë komentet ironizuese për 31-vjeçarin argjentinas.

Ky festim mund t’i shërbejë sulmuesit për ta motivuar që të gjejë më shpesh rrugën e rrjetës.

More in LAJME, SPORT
Artan Fuga: Nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, nuk do të votoj

Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin “A Show” në “News 24” nga gazetari Adi Krasta u shpreh se nëse...

Close