X

‘Sulmet në Sri Lanka ishin hakmarrje për masakrën në xhami’


Sri Lanka mbajti tre minuta heshtje sot për të nderuar 321 viktimat e sulmeve terroriste kamikaze. Hetuesit besojnë se këto sulme ishin hakmarrje për masakrën në xhami në Zelandën e Re.

Ministri i Mbrojtjes, Ruwan Wijewardene tha në parlament se “hetimet paraprake tregojnë se ajo që ndodhi të dielën në Sri Lanka ishte një hakmarrje për sulmet ndaj myslimanëve në Christchurch”.

Supremacisti i bardhë, Brenton Tarrant masakroi 50 persona në dy xhami në qytetin e Zelandës së Re më 15 mars, teksa transmetonte live krimin në Facebook.

Hetuesit nga Sri Lanka besojnë se pas sulmit janë dy organizata islamike.

Sipas hetuesve, ata kanë pasur ndihmë edhe nga jashtë. Një zëdhënës i ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Edhe ai tha se sulmi ishte hakmarrje për masakrën e Christchurch.

Në vend kanë nisur të ngrihen pikëpyetje se përse nuk ishin marrë masa pasi dhjetë ditë më parë kishte pasur paralajmërime nga shërbimet e inteligjencës për mundësinë e një sulmi mbi kisha.

More in BOTA, LAJME
Grabitja në Rinas/ Del para gjykatës kushëriri i Klement Çalës, ja kush ishte avokati mbrojtës

Ka nisur në gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për dhënien e masës së sigurisë për Alkond Bengasin, njërin prej...

Close