X

Si po zbërthehet grabitja, del fotoja e një tjetër të dyshuari


Me sa duket policia ka nisur të shthurë rrjetën e krijuar prej grupit të grabitësve të miliona eurove në aeroportin e Rinasit dhe të nxjerrë një nga një të dyshuarit.

Fotoja e një tjetër të kërkuarit është zbuluar këtë pasdite nga gazetarja Klodiana Lala. Personi që shihni në foto është Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës, të ashtuquajturit “Mjeshtër i grabitjeve”, person me rekorde të theksuara kriminale në fushën e grabitjes në Shqipëri e Greqi.

Emri i Eldi Çalës doli gjatë hetimeve për grabitjen e 9 prillit, ndërsa u zbulua se roli i tij ka qenë përgatitja e bazës materiale, të paktën deri tani. Kjo pasi, Eldi Çala ishte personi që mori me qira servisin ku dhe filloi realizimi i planit të grabitjes, pasi aty u krijua furgoni i grabitjes spektakolare.

 

Policia ka arrestuar kushëririn e vëllezërve Çala, Alkond Bengasi i cili është kthyer në bashkëpunëtor të policisë. Vëllezërit Çala janë të dy në kërkim nga policia.

Të dyshuarit e tjerë të grabitjes që janë arrestuar deri tani janë Renaldo Sula, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Oltion Veseli.

 

More in AKTUALITET, LAJME
Figuron kryetar i partisë Libra, reagon Blushi: Jam i habitur!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot në zgjedhjet e 30 qershorit Partinë “LIBRA” të ish-deputetit, Ben Blushi. Por edhe...

Close