X

Ringritja e Notre Dame/ Shqipëria dha 100 mijë euro ndihmë, Serbia 1 milion euro


Serbia do të dhurojë 1 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së Notre Dame.

“Donacioni, i barabartë me 1.1 milion dollarë, konfirmon miqësinë tonë shekullore me popullin francez”, tha qeveria serbe në një deklaratë.

Beogradi shpreson se “ky simbol i qytetërimit francez dhe i botës do të rindërtohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Qindra miliona euro janë dhënë nga e gjithë bota për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales, që kur u përfshi nga flakët të hënën e kaluar.

Presidenti francez Emmanuel Macron vendosi një afat kohor prej pesë vjetësh për rindërtimin e katedrales, që zgjati rreth 200 vjet për tu ndërtuar.

More in AKTUALITET, LAJME
Arrestimi i Ibrahimit, reagon Salvini: Asnjë lëshim kriminelëve

Policia shqiptare arrestoi sot Bledar Ibrahimin, 28 vjeç, i kërkuar nga autoritetet italiane, nën dyshimin e veprave terroriste. Në lidhje...

Close