X

Putin do të takojë Kim Jong-un, zbulohet vendi dhe data e bisedimeve


Portali ru, Russia Today, raporton se. Vladimir Putin dhe homologu i tij i Koresë së Veriut Kim Jong do të takohen në qytetin e Vladivostok, Lindja e Largët e Rusisë, më 25 prill. Kjo do të jetë takimi i parë i dy krerëve të shteteve.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov më herët konfirmoi se takimi do të zhvillohej përpara fundit të muajit.

Raportet e mëhershme sugjeruan se udhëheqësit do të mbajnë bisedime në ishullin Russky pranë Vladisvostok.

Pak kohë më parë u shfaq një video që tregon një autokolonë të madhe, duke përfshirë dy limuzina të zeza të paidentifikuar, duke arritur përmes një pike kontrolli. Pamjet e publikuara në YouTube tregojnë hyrjen kryesore në kampusin e Universitetit Federal të Lindjes së Largët (FEFU) në Ishullin Russky në Lindjen e Largët të Rusisë.

Agjenda zyrtare e bisedimeve të ardhshme nuk është zbuluar, por pritet që udhëheqësit të diskutojnë sigurinë dhe denuklearizimin e gadishullit Korean.

Takimi do të mbahet mes 2 raundeve të bisedimeve dhe negociatave të Phenianit me Uashingtonin. Më parë këtë muaj, udhëheqësi i Koresë së Veriut i dha kohe SHBA-së deri në fund të vitit 2019 për të ndryshuar qëndrimin e saj nëse dëshiron të bëjë një tjetër takim mes tij dhe presidentit Donald Trump. Kim gjithashtu shprehu pakënaqësi me stilin e negociatave të Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo, duke thënë se ai duhet të përjashtohet nga bisedimet e ardhshme.

More in BOTA, LAJME
Kosovë, gratë e kthyera nga Siria nën hetime për përfshirje në terrorizëm

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha se janë hapur hetime ndaj 32 grave të kthyera javën e kaluar nga Siria,...

Close