X

Pse Mao Ce Duni, ka ende një ndikim të qëndrueshëm në Kinë dhe mbarë botën


Nga The Economist

Emrat e diktatorëve më të përgjakshëm të shekullit XX-të, janë sinonim i së keqes. Hitleri, Pol Poti, Stalini:madje të qeshësh me ta, është një shaka pa kripë. E megjithatë, emri i një tirani vazhdon të ketë një ndikim sado modest. Në fakt, shumë njerëz e fyejnë. Fytyra e tij, gjendet në pothuajse çdo kartëmonedhë në qarkullim në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Mijëra njerëz, qëndrojnë çdo ditë në rradhë për të parë trupin e tij të balsamosur në një sarkofag prej xhami. Kur Barak Obama ishte president, një biznesen në Kinë prodhoi një imazh që përziente veshjen e despotit me fytyrën e amerikanit, dhe e stampoi atë në bluza.

Shumë njerëz – duke përfshirë edhe turistët perëndimorë – i blenë ato. Edhe nëse mund të mos e kenë vënë re, se me atë gjest ata ishin duke e barazuar udhëheqësin e Amerikës, me një figurë që shkaktoi dhjetëra miliona të vdekur.

Mao Ce Dun, ka qenë gjithmonë kështu:një despot, imazhi global i të cilit u formua dhe u përshtat, pa marrë parasysh njeriun që ai ishte. Ai nuk mbajti asnjë përgjegjssi për tmerret që shkaktoi – vrasjet e pronarëve të tokave, persekutimet e intelektualëve, dhe urinë masive që përfshiu vendin në fillim të viteve 1960.

Libri i tij i Vogël i Kuq, u lexua me padurim nga studentët rebelë në kampuset perëndimore, po ashtu edhe në botën në zhvillim. Nuk ishte aspak e turpshme, po të visheshe me një kostum si të Maos. Ndërsa Xhulia Lovell nga Birkbek, Universiteti i Londrës, përshkruan në librin e saj “Maoizmi: Një histori globale”, kryetarin abstrakt që frymëzoi revolucionarët në mbarë botën, nga malësitë e Perusë, në xhunglat e Kamboxhias, nga kafenetë e Parisit në SHBA-në e mes-perëndimit.

Ideologjia e Maos, e “distiluar” në disa epigrama të ngurta (“të rebelohesh, është e justifikueshme!”, “t’i shërbejmë popullit!” dhe “të bombardojmë selitë!”,që janë gjithçka që ju duhet të dini), ndihmoi në nxitjen e vuajtjeve dhe trazirave jo vetëm në vendin e tij, por edhe anembanë botës.

Ai ishte mendja pas Pol Potit, dhe fushave të tij vrastare në Kamboxhia. Ishte kulti i tij i personalitetit, ai që inkurajoi një ziliqar si Kim Il Sung që ta shtynte veten në lartësi të ngjashme të absurditetit; me Korean-veriorët që mbeten edhe sot të tmerruar prej tij.

Kulti i Maos, nuk përfundoi me anarkinë e Revolucionit Kulturor në vitet 1960-1970. Ai ka gëzuar një jetë të përhershme, që nuk ka marrë vëmendjen që meriton. Siç pohon Lovell, paaftësia e studimit të ndikimit global të Maoizmit, nuk është vetëm rezultat i pavëmendjes. “Ajo është gjithashtu pasojë e suksesit të post-maoist të Kinës, në komunikimin e një narrative të veçantë të së kaluarës së tij”- shkruan ajo.

Imazhi i Maos, vazhdon të manipulohet. Ai ka ende një joshje të fuqishme në Kinë dhe gjetkë.

Origjina e legjendës së tij, i detyrohet shumë një amerikani. Zonja Lovell zbulon rolin befasues që ka luajtur Edgar Snou në krijimin e mitit të Maos, më shumë se një dekadë para se ai të merrte pushtetin në vitin 1949.

Snou ishte një gazetar, që arriti të depërtojë në zonën e largët veri-perëndimore të Kinës, ku përfunduan Mao dhe pasuesit e tij pas Marshimit të Gjatë, për t’i shpëtuar forcave të Çang Kai Shisë. Libri që ai shkroi mbi bazat guerile dhe takimet e tij me Maon, “Ylli i kuq mbi Kinën”, i botuar në vitin 1937, u bë një bestseller ndërkombëtar.

Asnjë gazetar tjetër, nuk kishte pasur një qasje të tillë. Përshkrimi i Maos nga Snou, asokohe në fillim të të 40-ave, si një idealist që donte të shpëtonte Kinën nga autokracia e korruptuar e Çang Kai Shisë, dhe të ndërtonte një vend demokratik, e magjepsi botën. Siç shprehej Snou, qëllimi i Maos ishte të ndërgjegjesonte kinezët “për të pasur besim tek të drejtat e njeriut”, dhe t’i bindte ata “të luftojnë për një jetë të drejtësisë, barazisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor”. E çfarë mund të ishte e pakëndshme tek kjo?

Libri i Snou, thotë zonja Lovell, “e përshkroi Maon si një personalitet politik kombëtar dhe global, përpara se në Partinë Komuniste Kineze të lindte Maoizmi”. Përkthim kinez i librit, i joshi kinezët e mirëarsimuar të qyteteve të shkonin pas Maos. Jashtë vendit, ai u shndërrua në një doracak për partizanët anti-nazistë në Rusi, për guerilët Huk në Filipine, dhe për revolucionarët anti-britanikë në Indi.

Ai libër ishte, thotë Lovell, një “tekst thelbësor” për mijëra indianë, të cilët u bashkuan me një kryengritje maoiste, që ende vlon atje. Përshkrimet e Lovell për këto (dhe të tjera) fillesa globale të maoizmit, janë të mirë-hulumtuara. Ajo e përfundon librin e saj, duke shqyrtuar jetën në Kinë pas vdekjes së Maos.

Aty është më e dukshme, rëndësia e besimit. Pas shumë vitesh, gjatë të cilave Mao është bërë gjithnjë e më shumë i margjinalizuar në kulturën politike kineze, udhëheqësi aktual i Kinës, Xi Jinping, po përpiqet të rivendosë autoritetin e kryetarit të ndjerë. Ai ka urdhëruar anëtarët e partisë që të pastrojnë ideologjinë maoiste.

Sukseset e Kinës, gjatë epokës së fundit të “reformimit dhe hapjes”, nuk duhet të përdoren për të hedhur poshtë aspiratat e dikurshme nën Mao, këmbëngul ai. Në këtë mënyrë Xi është bërë një personazhet më të dashura të mbështetësve të mendimeve të Maos në Kinë, të cilët druhen prej kohësh nga lëvizja e partisë drejt kapitalizmit të tregut të lirë. Ata e admirojnë simpatinë e tij, për një lloj ekonomie më të udhëhequr nga shteti.

Kjo bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, nëse kihet parasysh politika e jashtme e zoti Xi. Libri i zonjës Lovell, ofron një kujtesë të vlefshme se nën Maon, Kina donte të ishte lidere e një revolucioni global. Udhëheqësit e mëvonshëm kinezë, u përpoqën ta minimizojnë këtë aspekt të maoizmit, të frikësuar ndoshta se mos ushqenin dyshimet perëndimore ndaj komunizmit kinez. Mëegjithatë, Xi e ka bërë të qartë se ai dëshiron ta bëjë Kinën një lojtare qendrore në skenën botërore. Ai thotë se socializmi i stilit kinez, ka “hapur një shteg të ri” për vendet e tjera. Këto janë fjalë, që i bëjnë jehonë të kaluarës.

Për të gjithë këto arsye, analogjia është e vështirë të qëndrojë më këmbë. Xi nuk është në një mision revolucionar. Ai dëshiron të sigurojë një hapësirë ​​globale të sigurt për komunizmin kinez, por jo ta konvertojë gjithë botën në të. Ai nuk është mbështetës i kryengritjeve. Ai është i lumtur të krijojë marrëdhënie miqësore me fuqitë jo komuniste, në rast se ato nuk sfidojnë të drejtën e tij për të sunduar.

Në shtëpi zoti Xi  epërdor maoizmin, si një mënyrë për të imponuar disiplinën partiake:duke përdorur fjalët e kryetarit për të dëshmuar besnikërinë ndaj partisë. Xi nuk do që anëtarët e parties, të mos ta marrin shumë fjalë për fjalë ideologjinë maoiste.

Tek e fundit, siç thotë zonja Lovell, Mao “zotëronte një gjenialitet” për teoritë që justifikonin mospërputhjen dhe kontradiktat. Kur “ka kaos të madh nën Qiell, situata është e shkëlqyer”, thoshte ai. Xi nuk dëshiron një anarki në stilin e Gardistëve të Kuq që shkaktoi Mao, pasi druhet se partia nuk do t’i mbijetonte dot.

Në shumë aspekte, ai është e kundërta e Maos. Ai dëshiron me çdo kusht stabilitet. Megjithatë, siç thotë në librin e saj zonja Lovell:”Si një virus që qëndron zakonisht në gjumë, maoizmi ka dëshmuar një talent të fortë dhe global, për të vepruar në fshehtësi”.

“The Economist” – Bota.al

More in BLOG
Si Putini e ngriti Perandorinë e tij Laramane të tiranëve, dhe shteteve të dështuara

Nga Simon Shuster Edhe në kohërat më të këqija, Rusia kishte qenë një mike e besueshme e Sudanit të Omar...

Close