X

“Nuk presim zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës”, kryeministrja serbe vendos afat kohor për marrëveshjen


Mediat serbe kanë trajtuar gjerësisht një dekaratë të bërë nga kryeministrja Ana Branbiç, e cila ka dhënë një afat të ri kohorë se kur do të mund të arrihet marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke përllogaritur edhe kohën në të cilën pritet vendosja e administratës së re të Bashkimit Evropian, Branbiq ka theksuar se muaj tetor do të jetë me shumë gjasë koha kur do të arrihet marrëveshja.

Absolutisht nuk presim marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës deri në tetor, dhe nuk kam asnjë arsye të besoj se një gjë e tillë mund të ndodh para atij muaji. Ne jemi shumë larg nga dialogu dhe zgjidhja përfundimtare, si pjesë e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë ajo.

Deklaratat e kryeministres së Serbisë vijnë vetëm pak ditë përpara se në Berlin të mbahet një takim për të cilin më herët është artikuluar shpesh se prej tij mund të arrihet një marrëveshje midis dy shteteve.

More in BALLKAN, LAJME
Gardisti dhunon në Kryesinë e Kuvendit gazetaren e Tv Klan

Brenda pak ditësh përsëritet një tjetër rast dhune në Kryesinë e Kuvendit. Pas truprojës së Arta Markut që përplasi për...

Close