X

“Kur do të shohim në televizion në Itali apo ishte gënjeshtër?”, Kejvina zbulon diçka për projektin (FOTO)


Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, njoftoi muajin e kaluar se do të largohej nga emisioni. Madje ajo zbuloi edhe arsyen se pse nuk do të ishte më pjesë e këtij programi.

Kejvina zbuloi se do të shkonte në Milano të Italisë, ku sipas saj, diçka e bukur po e priste. E teksa ka kaluar mbi një muaj e gjysmë, ish-velina ende nuk ka zbuluar ndonjë detaj të ri nga puna e re në Milano.

Por Kthella është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku së fundmi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë.

Pyetjet e fansave kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, ku madje njëri prej tyre ka dyshuar se deklarata e Kejvinës mund të jetë gënjeshtër.

“Ku do të shohim në televizion në Itali? O ishte një gënjeshtër”, e pyet një prej ndjekësve në “Instagram”.

“Në proces”, i përgjigjet shkurt Kejvina në “Instastory”. Ndërkohë kujtojmë se në daljen e fundit të saj si velina e “Xing me Ermalin”, moderatori Mamaqi tha: “Do ta shikoni shumë shpejt në një kanal të fuqishëm italian”.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për projektin italian ku do ta shohim bukuroshen bionde!

More in LIFESTYLE
“Na kapi budallallëku”, Rudina Magjistari bënë gafën e radhës ‘humb kontrollin’ në emision (VIDEO)

Pasditen e sotme i ftuar në emisionin “Rudina”  ishte Drejtori i Programacionit të “TV Klan”, Albert Dumani. Moderatores së emisionit...

Close