X

Grabitja në Rinas/ “Austrian Airlines” do rinisë transportin e parave


Pas një pezullimi prej dy javësh, ‘Austrian Airlines’ po rishikon mundësinë e rifillimit të transportit të parave nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës drejt Vjenës. Zëdhënësja e ‘Austrian Airlines’, Tanja Gruber u përgjigj interesit të News24 përmes një e-maili ku tha se nëse gjithçka do të jetë e sigurt, atëherë do të rifillojë shërbimi i transporti kesh të parave. Megjithatë Gruber nuk dha një datë specifike.

“Pas grabitjes së avionit tonë 0S848 më datë 9 prill në aeroportin e Tiranës, Austrian Airlines pezulloi transportin e ngarkesave me vlerë si një masë emergjente. Që nga grabitja jemi duke u marrë me situatën. Ne po planifikojmë të rifillojmë transportin e ngarkesave me vlerë, gjithsesi sot nuk mund t’u konfirmojmë një datë të caktuar. Në ditët në vijim do bëhet një inspektim i gjithë departamenteve. Vetëm pas këtij inspektimi do te marrim një vendim për te rifilluar transportin e vlerave”, u përgjigj Gruber.

More in AKTUALITET, LAJME
Mbi 300 të vrarë në Sri Lanka/ Isis: Sulmet i kryen djemtë tanë

Agjencia e lajmeve “Amaq”, e cila mbështet organizatën terroriste ISIS deklaroi se pas sulmeve në Sri Lanka qëndron IS. “Ata...

Close