X

E bujshme/ Ben Blushi edhe kryetar partie, edhe drejtor televizioni


Në kulmin e krizës politike, disa parti kanë dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 30 Qershorit. Në këtë listë figuron edhe Partia Libra, e themeluar nga Ben Blushi.  Kjo parti ka dorëzuar kërkesën në KQZ në datën 3 Prill.  Por, çudia është se Ben Blushi figuron ende zyrtarisht kryetar i kësaj partie, edhe pse ai ka dhënë dorëheqjen publikisht, pasi u bë drejtor i televizionit “Top Channel”.

Endri Tafani, i cili e konsideron veten kryetar të “Libra”, ka deklaruar se kjo është një situatë e papranueshme, por KQZ, nuk pranon të bëjë ndryshimin e kryetarit. Klemend Zguri, kryetari i KQZ, ka deklaruar se Tafani duhet t’i drejtohet gjykatës me pretendimet që ka.

Pas publikimit të këtij fakti, Ben Blushi ka reaguar për mediat dhe shprehet se është mjaft i habitur dhe i ka kërkuar KQZ-së, ta ç’regjistrojë si kryetar të partisë Libra.

/TPZ.al/ 

LEXO EDHE: 

Figuron kryetar i partisë Libra, reagon Blushi: Jam i habitur!

More in AKTUALITET, LAJME
Jorida Tabaku në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e fëmijës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ftuar në studion e lajmeve në News24 ka zbuluar gjininë e fëmijës që...

Close