X

Astrit Patozi regjistron në gjykatë partinë “Bindja Demokratike”


Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka krijuar një parti të re, të emërtuar “Bindja Demokratike. Patozi  e ka regjistruar këtë parti në gjykatë ditën e sotme. Themeluesit e kësaj partie, veç Patozit, janë: Fabian Topollaj, Arben Skënderi, Leondard Olli, Andi Përmeti dhe Ardjan Kollozi. Edhe pse pati aludime në media se kësaj partie do t’i bashkoheshin figura të tjera si Jozefina Topalli dhe Arben Imami, një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga këta të fundit.

Kjo parti krijohet në kohën kur vendi ndodhet në një krizë të thellë politike. Opozita dhe aleatët e saj, janë zotuar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, nëse nuk largohet kryeministri Edi Rama dhe të krijohet një qeveri tranzitore. Partia e re e Patozit, e krijuar nxitimthi,  do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ditën e djeshme, analisti Fatos Lubonja, e konsideroi këtë lëvizje “si një opozitë të opozitës”, e cila shkon në favor të kryeministrit Edi Rama dhe regjimit të tij.

Kujtojmë se Patozi njihet si një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, pas vendimit të kryetarit të PD-së, për të mos e përfshirë atë në listën e kandidatëve për deputet.

/TPZ.al/ 

LEXO EDHE:

Partia e re, Lubonja: Hajdari dhe Patozi i bëjnë shërbim Ramës

More in KRYESORE, LAJME
Tronditëse, Policia e raportoi si aksident, babai i 27-vjeçarit: Djali ishte i therur

Babai i 27-vjeçarit, i cili u raportua ditën e sotme nga policia si i aksidentuar me vdekje ka dhënë detaje...

Close