X

Arrestimi i Ibrahimit, reagon Salvini: Asnjë lëshim kriminelëve


Policia shqiptare arrestoi sot Bledar Ibrahimin, 28 vjeç, i kërkuar nga autoritetet italiane, nën dyshimin e veprave terroriste.

Në lidhje me arrestimin e Ibrahimit, ka reaguar në “Facebook” ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini. Ai ndër të tjera falënderon policinë shqiptare për këtë arrestim, sipas tij, tepër të rëndësishëm.

Statusi i Mateo Salvinit:

Bledar Ibrahimi 28 vjeç u arrestua në Shqipëri, pasi kërkohej për terrorizëm ndërkombëtar.

Në shtëpinë e tij në Milano janë gjetur pajisje kompjuterike, gjurmë të kontakteve me fundamentalistët islamikë dhe dokumente e video që lavdëronin xhihadin islamik.

Hetuesit dhe policia jonë ka bërë një punë të shkëlqyer. Gjithashtu falënderoj policinë e Tiranës për punën mjaft të mirë.

Asnjë lëshim ndaj kriminelëve dhe fanatikëve të cilët na sjellin luftë në shtëpinë tonë.

More in AKTUALITET, LAJME
Zjarr masiv në Patos, rrezikohet sipërfaqja me ullinj

Një zjarr masiv ka rënë gjatë kësaj të marte në vendin e quajtur ofiçina e vjetër në Patos. Menjëherë drejt...

Close