X

Udhëheqësit më të paguar në botë, Donald Trump i katërti. Ja kush kryeson


Lee Hsien Loong është lideri më i paguar në botë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump renditet i katërti në listë, me rreth një të katërtën e pagës së tij.

Sipas të dhënave të publikuara nga “USA Today” mbi udhëheqësit më të paguar në botë, kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong fiton 1,61 milionë dollarë në vit, në një vend ku të ardhurat për frymë llogariten rreth 86 mijë dollarë në vit. Lee Hsien Loong mban postin e kryeministrit prej 14 vitesh.

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam e cila qëndron prej 1 viti e 9 muajsh në këtë detyrë, fiton 568 mijë dollarë në vit.

Më poshtë në renditje vjen presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer me 482 mijë dollarë në vit, ndërsa Donald Trump fiton 400 mijë dollarë në vit, ku të ardhurat mesatare të një amerikani në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto janë 46,5 mijë dollarë në vit.

Scott Morrison, kryeministri i Australisë, renditet i pesti me 378 mijë dollarë në vit, i ndjekur nga homologia gjermane Angela Merkel me 369 mijë dollarë në vit.

Ajo që bie në sy në këtë listë, është prania e Mohamed Ould Abdel Aziz, presidentit të shtetit afrikan Mauritania. Ai fiton plot 330 mijë dollarë në vit, ndërsa të ardhurat e qytetarëve të këtij vendi në raport me GDP-në nuk i kalojnë 3,7 mijë dollarë për frymë. Mohamed Ould Abdel Aziz qëndron në këtë post prej 9 vitesh.

Më poshtë, mund të shihni edhe renditjen e plotë të 10 udhëheqësve më të paguar në botë.

More in Magazine
Ish deputeti publikon ‘surprizën’ e xhiruar para 30 vjetësh, i pranishëm edhe Adi Krasta: Është ngjarja që më bëri të njohur

Ish deputeti, aktualisht zv. kryetari i LSI, Luan Rama është kthyer 30 vjet pas, ndërsa ka ndarë me të gjithë...

Close