X

Rekord konsumi në 2018, gjermanët harxhuan tetë miliardë euro për birra


Populli gjerman njihet për konsumin e lartë të birrës dhe këtë e konfirmojnë edhe shumat e parave që qytetarët kanë shpenzuar. Mesatarisht, gjermanët shpenzuan 100 euro (112 dollarë) për frymë vitin e kaluar duke blerë birrë, sipas një studimi të bërë nga kompania e studimeve “Nielsen”, i publikuar ditën e sotme.

Temperaturat e larta të 2018 ishin një tregues i qartë se konsumi i birrës mori përmasa të mëdha. “Vera e nxehtë e vitit 2018 i dha fund rënies së konsumit të kësaj pije kombëtare gjermane, theksoi eksperti i “Nielsen”, Marcus Strobel.

Në shifrat totale rezulton se gjermanët konsumuan 6.1 miliardë litra birrë dhe pijet të përziera po me birrë u shitën vitin e kaluar 2.9 për qind më shumë se në vitin 2017.

Të ardhurat u rritën me 7% duke kapur tetë miliardë euro. Kjo ndodhi pasi edhe markat më të fuqishme rritën çmimet për shkak të kërkesës së lartë në treg. Kjo bëri që fitimet të rriteshin edhe më tej.

More in LAJME, Magazine
Nga nipi sekser te pasuria e vajzës, KPA vulos shkarkimin e ish-gjyqtarit të Kushtetueses

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese pretendoi se procesi i tij në shkallë të parë ishte i paragjykuar, por trupa gjykuese e...

Close