X

Pesë persona të vdekur nga tërmeti 6.1 ballë në Filipine


Një tërmet 6.1 ballë tronditi Filipinet, duke shkaktuar 5 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Tërmeti ra 60 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Manila me epiqendër në në provincën e Zambales.

Mes 5 viktimave është dhe një fëmijë 5 vjeçar i cili shoqërohej nga gjyshërit që po ashtu mbetën të vdekur pas shembjes së një ndërtese në qytetin Loumpao.

Pas tërmetit është ndërprerë energjia elektrike, çka e bën më të vështirë punën e grupeve të shpëtimit, ndërsa deri tani janë regjistruar edhe 52 goditje të tjera.

Po ashtu tërmeti shkaktoi probleme dhe në aeroportin Clark në provincën e Zambales, duke sjellë dhe anulimin e fluturimeve.

More in BOTA, LAJME
Murataj u vra nga shokët? Prençi: Provat që unë kam…

Admir Murataj u vra nga policia apo nga vetë grabitësit? Kjo pyetje vazhdon të mbetet pa një përgjigje zyrtare deri...

Close