X

Kulisat / Ç’fshihet pas goditjes së fortë për heqjen e vizave nga Holanda ?


Ka nisur një debat edhe mes vetë shumicës së majtë për mënyrën se si duhet komentuar votimi i Parlamentit Holandez për rivendosjen e vizave për qytetarët shqiptarë.

Ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati, që është shndërruan në një zë të arsyeshëm brenda mazhorancës, ka replikuar në distancë me propagandën që po përdor qeveria për të justifikuar këtë goditje të fortë ndaj saj : « do të ishte gabim fatal që ta vizatonim Hollandën, anëtare themeluese e kontribuuese kyçe në BE, mbështetëse e aspiratës europiane të Shqipërisë, si një vend racist ndaj nesh apo si një vend ku gëlon krimi e prostitucioni. Do të ishte mendjelehtësi gjithashtu të injoronim mesazhin që vjen prej kësaj nisme të Parlamentit hollandez… » ka shkruar Bushati në Facebook.

Duket se rreagimi i tij vjen pas përcaktimit të vijësjelljes së qeverisë për ta zhvlerësuar votimin si një objekt i politikës së brendshme hollandeze.

Zyrtarë të kabinetit Rama janë shfaqur këto ditë nëpër ekrane për të treguar statistika se kriminaliteti shqiptarë nuk përbën problem për vendin e tulipanëve pasi ai është i papërfillshëm. Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari gjatë një interviste televizive për “Vizion Plus” deklaroi se : “Nga shifrat e publikuara nga Ministria e Drejtësisë së Holandës, rezulton se në vitin 2016 janë numëruar 710 shqiptarë të dyshuar për veprat penale.

Në vitin 2017, shtoi ai, ky numër ka zbritur në 499 dhe në 2018 vazhdojë rënia me 476 të dyshuar për vepra penale. Në total shqiptarët përfaqësojnë vetëm 0.2% të totalit të veprave penale ku dyshohet se janë të përfshirë” këmbënguli ai duke dashur të justifikoi si politik vendimin e parlamentit holandez.

Akoma dhe më keq, boria propaganidistike e qeverisë, Top Channel filloi akuzat ndaj Holandës si një vend i kriminalizuar.

E gjithë kjo vijë sjelljeje erdhi pas qëndrimit të Edi Ramës në kuvend i cili e konsideroi si lojë elektorale aktin e fortë të parlamemntit holandez. “Nëse ata kanë arritur në konkluzionin, që, duke i bërë shqiptarët gogol marrin më shumë vota, se do t’i mbrojnë njerëzit nga gogoli që ata e krijojnë vetë, kjo është politikë e tyre” u mbrojt kryeministri.
Por, kjo logjikë argumentuese e qeverisë lë shumë gropa në arsyetim
Së pari po kur krimi shqiptar qenka kaq i papërfillshëm në Holandë pse na zgjodhën ne si mish për top ?

Thjesht sepse na ra lapsi pasi u duhet për efekte elektorale do të përgjigjeshin propogandistët e Ramës.

Po mirë, nëse kishin nevoja zgjedhore pse nuk futën dhe malazezët, serbët, maqedonasit, boshnjakët, por vetëm ne – shtrohet pyetja tjetër?

Mjafton vetëm kjo pyetje për të kuptuar se kriminaliteti shqiptar ka një « meritë » më shumë në raport me vendet fqinje që gëzojnë privilegjin e lëvizjes së lirë.

Dhe kjo meritë duhet qëmtuar në sferat e larta të shteti dhe të policisë. Ata pak njerëz që e njohin botën e lidhjeve kriminale e dinë shumë mirë shprehjen : « Filan drejtor policie e emëruan çunat e Amsterdamit ». Ata e dinë po aq mirë se vetëm krerët e policisë antidrogë nuk dalin kurë nga sistemi kushdo që të jetë në pushtet.

Pra, ndryshe nga sa pretendon qeveria, reagimi holandez nuk është as racist, as vetëm për qëllime elektorale. Ai lidhet me informatat e tyre se tentakulat e bosëve shqiptarë të drogës shtrihen deri në majat e pushtetit në Tiranë. Ata e din se kush i mbron dhe kush i jep leje ndërtimi për të pastruar paratë.

Në këtë kuptim, po, vendimi i Holandës nuk është punë 2%, por akt politik, për një qeverisje që nuk bashkëpunon në goditjen e krimit.

Dhe megjithëse e kanë të qartë se heqja e vizave është një mision i pamundur, deputetët holandezë votuan masivisht për të. Për të dhënë një sinjal të qartë se ata janë në dijeni se kush është partner në Tiranë, me ata që kontrollojnë drogën në Amsterdam.

Ai është një sinjal politik edhe në prag të vendimit të vendeve anëtare për hapjen e negociatave më Shqipërinë. Jo më kot ish ministri i jashtëm, që i njeh mirë kulisat e lojës së europianëve ka ngritur pyetjet retorike: “Në të tilla rrethana me të drejtë lind pyetja çfarë ndryshoi në pak muaj nga publikimi i raportit të Komisionit Europian vitin e kaluar?

Pse një lëvizje e tillë tani kur Shqipëria pret zyrtarizmin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, bazuar në kalendarin e miratuar në qershorin e 2018 nga vendet anëtare të BE-së dhe procesin analitik screening?

/Lapsi.al/

More in BLOG, LAJME
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Shkodër, plagoset një i mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Shkodër pranë vendin të njohur si Fusha e druve. një...

Close