X

Kivanç Tatlitug së shpejti në Shqipëri

Kivanç Tatlitug së shpejti do të vizitojë Shqipërinë dhe këtë e bëri të ditur Drejtori i Programacionit të “TV Klan”, Albert Dumani. Ky i fundit pasditen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, prej ku tha lajmin në fjalë dhe pohoi ndër të tjera se Kivanç është një person tepër i thjeshtë dhe sillet mirë me këdo. Duke qenë se ka një numër të lartë fansash në Shqipëri, ardhja e tij do lumturonte pa masë shumë shqiptarë. Dumani po ashtu tha gjatë intervistës se e ka takuar Kivanç-in për herë të parë gjatë xhirimeve të serialit “Çarpisma”. /xing.al

More in LAJME, LIFESTYLE
Pa komplekse, Kejvina Kthjella poston fotot kur ka qenë e vogël

Kejvina Kthjella është treguar e gatshme të ndaj disa detaje të jetës së saj me fansat dhe ndjekësit e saj....

Close